Fundamenti

Lutfi Haziri: 92 qytetarë janë në hospitalizim, apeloj për respektim të masave anti-COVID-19

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Kryetari Haziri ka bërë të ditur se 92 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim, derisa bëri të ditur se aktualisht janë 563 raste aktive.

Mobi Casa

Ai ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 16936 mostra, 4720 kanë rezultuar pozitivë, 4040 janë shëruar, 117 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 563 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 92 persona dhe 563 mostra në pritje për rezultat./rajonipress/