FITORJA

Lutfi Haziri: 20 vjetët e lirisë, janë themel i gjakut të dëshmorëve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në 20-vjetorin e lirisë, Komuna e Gjilanit ka nisur shënimin e dhjetëra aktiviteteve duke filluar me seancën solemne, parakalimin e policisë, Njësitit të Zjarrfikësve, rojeve të pyjeve, mantelbardhëve. performancës së nxënësve të shkollës se arteve pamore, të nxënësve të shkollës së muzikës e të parashkollorëve.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka uruar qytetarët, ka thënë se 20 vjetët e lirisë janë themel i gjakut të dëshmorëve.

Uji Dea

“20 vjet lirie, festë e gëzim, por, në të njëjtën kohë, janë 20 pritje, mundësi më të mirë për jetë dhe përpjekje për ta çuar atë amanet, dëshirë dhe atë kërkesë të njerëzve tonë përpara. Në qytetin tonë, jemi krenarë me diversitetin kulturor, etnik, fetar e politik. Kjo neve na bënë të dallueshëm prej të tjerëve sepse jetojmë në tolerancë të plotë. Ju ftoj që të festojmë bashkë të gjithëve deri të shtunën në mbrëmje. 20 vjetët e lirisë janë themel i gjakut të dëshmorëve. Lavdi e përjetshme dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të kombit. Urime 20-vjetori i lirisë”, ka thënë Haziri.

Të enjten në ora 10:30 bëhet ndarja e çmimeve “Agim Ramadani”, “Idriz Seferi” dhe “Hanumshahe Abdullahu- Zymberi” tek zyra e kryetarit, kurse në ora 11:00 mbahet ngjarje e leximit dhe recitimit për 20-vjetorin jubilar të ditëve të çlirimit në Bibliotekën e Qytetit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.