Fundamenti

Lutës i garantohet fitorja në Malësi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në takimin e Kinshapolës, Gadish, Sllakoc i Epërm dhe Sllakoc i Poshtëm, Zhegoc e Verbicë e Zhegocit, Lutfi Haziri u prit si shpëtimtar i kësaj ane. Nën duartrokitje të mëdha, Haziri para të pranishmëve tha se jo rastësisht kam vendosur me filluar fushatën me nëndegë nga këtu.

Damari kryesor për 10 vite ka qenë rruga, kjo është zgjidhur disi por absolutisht nuk i zgjidhë të gjitha problemet që ju keni këtu. “Unë para jush zotohem se me vete do marrë disa obligime që pa asnjë dyshim do i kryejmë bashkërisht në mandatin tonë qeverisës 4 vjeçar. Do ta rregullojmë infrastrukturën në këto fshatra, (rruga, uji, kanalizimi e dritat), bujqësia etj. Këto do të jenë do jenë prioritet i imi dhe i qeverisë sime” ka thënë Haziri.

Hidromorava

Haziri ka thënë se sado që komuna është në borxhe të mëdha, ne do ja dalim t’i zgjidhim këto probleme. “LDK do t’i shpallë Verbicën e Zhegocit dhe Zhegocin, zona të mbrojtura. Është mëkat të harrohet e kaluara e lavdishme e këtyre trojeve. Absolutisht është e pamjaftueshme vetëm një pllakë përkujtimore në Zhegoc. Të gjitha ato shtëpi shkolla, shtëpi lufte do jenë të mbrojtura. Do të zhvillojmë turizmin malor, do ja kthejmë dinjitetin kësaj treve. Unë besoj shumë se me ndihmën e juaj, me besimin te ju, me daljen në zgjedhje, do ta dënojmë këtë keqqeverisje. Ka ardhur koha që t’i dënojmë dhe t’i largojmë prej aty dhe t’ia kthejmë dinjitetin këtyre anëve” – përfundon Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.