Fundamenti

Lutë, mos e le Gjilanin në gjys t’rrugës!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Gani Sadiku – Jo vetëm Gjilani por edhe Anamorava ka nevojë për ty, si për bukën dhe ajrin! Mos e le me ra në duar të atyre që bëjnë eksperimente!

Për me e ditë kush e meriton dhe kush duhet të jetë kryetar i komunës së Gjilanit në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, duhet me kshyrë Gjilanin nga këndi i qytetarit të pavarur politikisht, dhe besoj që numri i atyre qytetarëve që shikojnë realisht dhe pa ndikime politike është jashtëzakonisht i madh.

Gjilanit nën qeverisjen e Lutfi Hazirit, i është kthyer dinjiteti dhe pamja nga një qytet fantazmë kasperik, në një qytet me pamje europiane.
Investimet infrastrukturore në qytet dhe në rrethinë thuaja se kanë përfunduar, ose janë para përfundimit.

UBT

Është përkrahur biznesi dhe ndërtimi pa hile dhe pa korrupsion.
Gjendjet emergjente janë menagjuar pakrahasimisht më mirë se në të gjitha qytetet tjera.
Ka pasur investime të huaja si në asnjë qytet tjetër.

Shëndetësia është përmirësuar pakrahasimisht më mirë se gjithkund në Kosovë.
Arsimi është mbajtur në kuota normale duke shkuar kah përmirësimi.
Është përkrahur kultura dhe arti si asnjëherë më parë.
Ky është Luta i cili u shërben të gjithëve pa zhurmë dhe me urtësi.
E tash qytetari e din vet kënd e zgjedh.
Gjyshi im më thoshte:”unë po të mësoj çka është mirë e ti din çka banë”.