Luta viziton shtëpinë e Ajvaz Xhelilit donacion i FG të LDK-së

Gjilan – Ajvaz Xhelili nga lagjja “Bojana” shumë shpejt do të hyjë në shtëpinë e re pasi tashmë ka mbetur vetëm të mbulohet. Kjo shtëpi është donacion i Forumit të Gruas të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Për të parë nga afër punimet e kësaj shtëpie ka shkuar sot kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ai ka uruar pronarin e shtëpisë, duke thënë se kjo shtëpi do të përfundojë shumë shpejt, për të shtuar se ndihet krenarë për këtë donacion.
“Ju uroj që po bëheni me shtëpi të re. Kjo shtëpi është në përfundim tashmë. Punët që kanë mbetur do të kryen shumë shpejt. Ju garantoj për këtë”, ka thënë Haziri.
Ndërsa pronari i shtëpisë, Ajvaz Xhelili, ka falënderuar kryetarin Haziri për këtë ndihmesë të madhe për t’i siguruar kulm mbi kokë.
“Unë s’e di çka me ju thanë. Zoti ua pagoftë për këtë ndihmë të madhe”,tha i emocionuar Xhelili./rajonipress/