Fundamenti

Luta viziton kompaninë “Taxi Luli”

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot kompaninë “Taxi Luli”, ku u njoftua për suksesin e kësaj kompanie të transportit, duke marrë mbështetje të fuqishme nga përfaqësuesit e saj për ta bërë fitoren sa më madhështore.

Kjo kompani e transportit posedon aktualisht 35 vetura, ndërsa zoti Haziri ka theksuar se në mandatin e tij do ta standardizojë lëminë e transportit.

Uji Dea

“Do ta standardizojë transportin në Gjilan. E di që ka pasur favorizime për kompanitë e transportit, por në mandatin tim kjo nuk do të ndodhë. Do ta rregullojmë infrastrukturën dhe me këtë do të përfitojnë të gjithë, e në këtë rast edhe kompania juaj”, ka thënë Haziri./rajonipress/