Eko Higjiena

Luta: Vit i butë i qeverisjes, por i mirë për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në përmbyllje të fundvitit Lutfi Hziri ka folur për të arriturat që ka pasur komuna e Gjilanit, sfidat, obligimet buxhetore, projektet e papërfunduara për shkak të hetimeve, ikjes së familjeve gjilanase për në shtetet e BE-së dhe pjesëmarrja e tyre në luftërat e huaja.

Lutfi Haziri të enjten para gazetarëve ka thënë se viti 2014 ka qenë vit i vështirë buxhetor për shkak të obligimeve që kanë gjetur nga ish qeveria komunale.”Përkundër borxheve të mëdha ne kemi arritur ta kthejmë besimin tek qytetarët duke krijuar të hyra vetanake edhe pse problem mbetet inkasimi i borxheve. Borxhlinjtë që në këtë rast janë kompanitë dhe qytetarët kanë 12 ditë afat që të kryejnë obligimet komunale sepse nuk do të ketë tolerancë ndaj tyre”.

Haziri tha se ka qenë një vit i but i qeverisjes, por i mirë për Gjilanin. Sipas Hazirit, Gjilani tanimë hynë me një buxhet më të përmirësuar nga Qeveria e Kosovës, raporton rajonipress.

FIDANISHTJA

Haziri tha se Gjilani duhet të çlirohet nga infrastruktura edhe pse janë 17 projekte nga ish qeveria komunale të cilat nuk janë trajtuar e as përfunduar nga ana e jonë për shkak se janë në hetim e sipër. “Janë edhe 34 lëndë që po hetohen dhe kjo ishte një sfidë për ne. Edhe tani në qeverisjen time janë gjetur 54 objekte pa leje çka do të thotë se drejtoria e inspeksionit nuk i ka arritur objektivat. Edhe zyra e prokurimit publik është një vrimë e zezë për administratën”.

Haziri tha se ka arritur të minimizojë borxhet.”Për mua është me rëndësi që e kam kthyer vëmendjen e Prishtinës kah Gjilani sa i përket rritjes së buxhetore”.

Ndërkohë ka folur për ikjen e të rinjëve dhe familjeve gjilanase drejtë shteteve të BE-së. “U bëjë apel këtyre familjeve dhe të rinjve që mos të marrin këtë rrugë e në veçanti mos të luftojnë për vendet e huaja. Qytetarët gjilanas duhet të jenë të durueshëm” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: