Luta vendos: Valentina Bunjaku kryesuese, Abdyl Aliu shef i grupit

Gjilan – Me propozimin e Lutfi Hazirit, LDK sot në seancën e Asamblesë Komunale pritet ta propozoj Valentina Bunjakun për kryesuese të Asamblesë kurse Abdyl Aliun shef të grupit të LDK-së. Këto propozime janë përcjellur me kundërshtime të shumta në mesin e kryesisë, pasiqë nuk janë hedhur asnjëri propozim në votime.
Lutfi Haziri ka “dridhur” degën e LDK-së në Gjilan. Ai në takimin e kryesisë së LDK-së sipas burimeve tona ka propozuar Valentina Bunjakun kandidate për kryesuese të Asamblesë Komunale, derisa Abdyl Aliun e ka propozuar për shef të grupit të LDK-së.
Haziri ndërkaq ka eliminuar Arben Mehmetin njërin nga më aktivët në Asamble, me kriterin e vetëm se janë nga i njëjti fshat. Haziri ka këmbëngulur se nëse nuk shkojnë këto propozime ai jep dorëheqje.
Sipas të njëjtave burime në kryesinë e LDK-së nuk ka pasur koncenzus të plotë për këta emra. Mësohet se Arben Mehmeti nuk ka pranuar të jetë shef i grupit të LDK-së, pasiqë është eliminuar nga kandidatura për kryesues.
Vendimi i Hazirit madje është quajtur diktatorial pasi asnjëri propozim nuk është hedhur në votim.
Ndryshe në seancën e së martës pritet të zgjidhen organet drejtuese të Asamblesë dhe pritet të merren disa vendime të rëndësishme për Komunën e Gjilanit./rajonipress/