Hidromorava

Luta: Ushtarët e Ibrahim Rugovës janë çu n’këmbë për ta fituar Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur sot një takim me strukturat e saj, përfshirë nëndegët, Kryesinë, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, në të cilin është themeluar dhe funksionalizuar Shtabi i LDK-së, e të cilit do t’i prijë kryetari i Degës, Lutfi Haziri, si përgatitje për zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen më 8 qershor.

Në këtë takim u përkrahën kriteret për kandidaturat që do të jenë përfaqësuese, profesionale dhe reprezentative për Gjilanin, në mënyrë që të ruhet primati i partisë më të madhe në Gjilan dhe Anamoravë.

Me këtë rast, kryetari Haziri tha se ushtarët e Ibrahim Rugovës janë çu n’këmbë, kësaj radhe për ta fituar Kosovën. Ai shtoi se LDK-në e Gjilanit do ta përcjell fryma e konsoliduar, unifikuese dhe mobilizuese.

Fundamenti

LDK i bënë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen në listat e votuesve nga data 13 deri 19 maj, të gjithë ata që e ndërrojnë vendbanimin të regjistrohen në afatin prej 14-24 maj, ndërsa ata që kanë probleme shëndetësore të regjistrohen nga 20-29 maj, në mënyrë që ekipet mobile t’ua mundësojnë të drejtën e votimit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, me të gjitha strukturat e saj po punon me intensitet edhe më të madh për ta fituar Kosovën dhe për t’ia kthyer dinjitetin qytetarëve, të nëpërkëmbur nga qeverisja e keqe thuhet në njoftimin e degës së LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.