Mobi Casa

Luta: Tubimi familjar i Fitim Gudës, më i madh se i dy partive rivale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidati edhe për një mandat qeverisës, Lutfi Haziri, është impresionuar sonte me tubimin familjar i organizuar nga kandidati për asamble komunale, Fitim Guda.

“Po çka me thanë këtu pos respekt dhe falënderim për këtë masovitet, të organizuar nga vetëm një familje. Një njeri që e ka mbështetjen kaq të madhe të familjes së tij, suksesin e ka të sigurtë. Ky tubim familjar i Fitim Gudës, është më i madh se i dy partive rivale. Ky është salami më i mirë se çka ka me i gjetë ata më 22 tetor”, ka thënë kryetari Haziri, derisa ka folur edhe për listën e LDK’së në përgjithësi.

“Lista e LDK’së, në përgjithësi, është listë e suksesit. Krejt ata njerëz e kanë dëshmuar veten se janë profesionistë të vërtetë në perofilet e tyre. Kjo është listë e fitores”, theksoi ai.

Haziri ka pohuar se ashtu siç e kanë ndryshuar lumin “Baja”, ashtu do ta përfundojnë edhe lumin “Mirusha”, ndërsa ka thënë se me lehtësirat që ka krijuar për bizneset, do të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik.

ARKATANA

“Ju e mbani mend se si ka qenë lumi “Baja” dhe qysh e kemi ndryshuar. Në këtë pjesë më nuk ka vërshime. Sikur “Bajën”, jemi në përmbyllje edhe të “Mirushës” dhe në vitin e ardhshëm do të vazhdojmë me ndërtimin e shtratit të lumit “Stanishorka”. Ne kemi krijuar lehtësira fiskale për bizneset dhe Gjilani, me qeverisjen e LDK’së, në katër vitet ardhshme do të ketë hov në zhvillimin ekonomik lokal”, ka pohuar Haziri.

Deputetja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, theksoi se vota për Lutën dhe Fitim Gudën, është votë për zhvillim të Gjilanit dhe votë për mirëqenien e gjilanasve.

Kandidati i LDK’së për asamble komunale, Fitim Guda, i cili mban numrin 31, i ka falënderuar familjarët e tij për mbështetjen e madhe që i ka dhënë atij dhe kryetarit duke thënë se me këtë mbështetje, Luta do ta kryej punën me t’paren më 22 tetor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.