GRANDEMALL

Luta thotë se ri-formatimi i qeverisë është shumë i nevojshëm. Kush do të jetë viktima?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lutfi Haziri ka kohë që ka folur për riformatimin e qeverisë komunale. Edhe pse thotë se është i kënaqur me punën e drejtorive dhe me të arriturat e tyre, thotë se ende ka shumë punë. Luta ka paralajmëruar edhe rishikimin e koalicionit e kush do të jetë viktima e parë mbetet të shihet.

Lutfi Haziri tashmë ka vendosur që të bëjë një riorganizim të administratës dhe një rifreskim të saj. Dhe krejt këtë riformatim të qeverisë komunale e ka lidhur me ndryshimet në statutin e komunës. Nevojat e ndryshimit të statutit të Komunës janë të nevojshme dhe i vetmi qëllim i ndryshimeve sipas tij është funksionalizimi i Asamblesë Komunale dhe i administratës, e cila, ka nevojë të madhe për ndryshime dhe ristrukturim të funksionimit dhe efikasitetit ndaj qytetarëve ka thënë Haziri në një takim me mediet të premtën.

“Qëllim i vetëm i ndryshimeve në statutin e Komunës së Gjilanit është funksionalizimi dhe efikasiteti i asamblesë komunale dhe i administratës në përgjithësi në Komunën e Gjilanit. Nga sot kam filluar poashtu bisedimet me partitë politike për rishikimin e koalicionit qeverisës dhe për riformatimin e qeverisë lokale. Ndryshimet me drejtori do të ndodhin, sikur që do të ndodhin edhe ndryshime në zyrat kryesore të administratës. Do të bëhet një administratë më e re dhe më femërore. Burrat nuk janë treguar agresiv në menaxhimin dhe zbatimin e politikave që i kemi premtuar më 24 dhjetor kur i kemi marrë zyrat, atëherë të shohim se si do ta gjejmë rrugën për t’i zbatuar këto politika edhe pse unë jam në përgjithësi i kënaqur me të arriturat, po ka ende shumë punë”, ka thënë Haziri.

Ndonëse Haziri nuk ka përmendur detaje të rishikimit të koalicionit megjithatë mungesa e Rexhep Kadriut i cili ka kohë që nuk ndodhet në zyrat e komunës për shkak të obligimeve familjare e ka dëmtuar shumë zhvillimin brenda organeve komunale.

ARKATANA

Luta tha se Gjilani do të shndërrohet në një qytet Universitar, sikurse tha se do të integrohet edhe në kuadër të mikroregjionit, ndërkohë që Gjilani tashmë po izolohet ditëve të fundit duke u shndërruar në një qytet terri.

Lagje të tëra nuk kanë ndriçim publik dhe kjo ka shkaktuar frikë, pasiguri dhe mungesë të lirisë së lëvizjes. Këto janë parakushtet kryesore për një komunë ose për një qytet siç është Gjilani.

Dikur Gjilani e kishte epitetin e qytetit evropian, por tash ky epitet as që mund të krahasohet. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.