ARKATANA

Luta thotë: Riformatimi do të ndodhë?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri thotë se riformatimi do të ndodhë dhe qysh në fillim të javës ku pritet të vazhdojnë bisedat me partnerët e koalicionit si PD, AKR, Vatra, KDTP. Haziri tha se do të vlerësohet puna e ekzekutivit dhe në një takim të përbashkët pritet të dilet me qëndrime të përbashkëta.

Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri ka kohë të gjatë që thotë se riformatimi i qeverisjes komunale do të ndodhë. Në realitet gjërat në këtë drejtim nuk kanë lëvizur fare, madje qeverisja Haziri ende udhëhiqet edhe nga njerëz me aktakuza të ngritura.

Megjithatë, Haziri për rajonipress tha se riformatimi do të ndodhë.”Riformatimi do të ndodhë. Këtë javë vazhdojnë bisedat me partnerët e koalicionit si PD, AKR, Vatra, KDTP. Natyrisht në fund vlerësohet puna e ekzekutivit dhe në një takim të përbashkët dalim me qëndrime”.

Mobi Casa

Haziri ndërkaq tha se me AAK me të cilin edhe janë në koalicion kanë biseduar më herët. “Me AAK kemi biseduar më herët dhe për momentin mbesin në qeverisje derisa të përfundojnë bisedat me të gjithë” tha Haziri.

Sipas Hazirit prioritet këtë javë është pritja e bashkatdhetarëve dhe aktivitetet 6 javore për ta, infrastruktura rrugore, zbatimi i projekteve,disa projekte janë ndal deri me 15 gusht si rruga për tregun e gjelbert, në Balec Mahallë, Mulla Idrizi etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.