Mobi Casa

Luta: Thirrja e madhe për Zot e Vatan ka ndodhur pikërisht në Llovcë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas vizitave në Burincë, Capar e Bukovik, Lutfi Haziri, kandidat i LDK’së për kryetar të Gjilanit edhe për një mandate, është ndalur në vendlindjen e të parëve të tij në Llovcë, të cilin e kanë mirëpritur me anë të një tubimi të madh.

Haziri ka shprehur falënderim të madh përkrahjen e madhe që e ka pasur nga familja e tij dhe nga Llovca kudo që janë.

“Ju faleminderit që gjithmonë, kështu të pandarë si familje e si oxhak me mbi 300 shtëpi në Llovcë e Gjilan, kemi qenë bashkë. Nuk ka sukses në jetë pa mbështetjen e familjes”, ka thënë ai.

Eco Higjiena

Kreu i gjilanasve është shprehur se thirrja për Zot dhe për Vatan ka ndodhur në Llovcë, në Kryengritjen e Karadakut.

“Kemi arritur shumë krahasur me të kaluarën sa i përket investimeve. Në Llovcë, gati se i kemi përmbyllë investimet sa i përket infrastrukturës. Por, jam i interesuar të krijojmë zona malore turistike malore në këtë pjesë. Nga ky fshat kanë dalë hoxhallarë, mësues, inxhinierë, gazetarë, avokat e juristë të jashtëzakonshëm. Mbi të gjitha, thirrja e madhe për Zot dhe për Vatan ka ndodhë këtu, në Llovcë, në Kryengritjen e madhe të Karadakut”, ka përfunduar Luta.

Në këtë tubim kanë folur edhe kandidatët për asamble komunale, Qamil Rexhepi dhe Xhelal Jetishi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.