FITORJA

Luta: Shtatë ditë e shtatë netë falënderime për gjilanasit për besimin e madh për mua dhe LDK’në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan do të vazhdoj me fushatë ndryshe elektorale për balotazhin, duke organizuar tubime falënderuese për shtatë ditë e shtatë netë, në secilin fshat, lagje e lokalitet të komunës.

Kryetari aktual dhe kandidati edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, ka thënë ndihet i nderuar me besimin e madh që gjilanasit kanë treguar për të dhe LDK’në më 22 tetor, duke shtuar se ky besim do të dyfishohet më 19 nëntor.

“Prej sot janë shtatë ditë e shtatë netë të bardha për t’i falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje. Ju e nderuat Gjilanin me besim qytetar, duke e betonuar LDK’në si parti dyfish më e madhe se partia e dytë dhe mua si kandidat i juaji. Faleminderit nga zemra”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Kreu i Gjilanit tha se qytetarët kanë folur fort dhe qartë më 22 tetor, duke i mposhtur funksionarët politikë.

“Ne nuk kemi nevojë për fushatë, por vetëm për t’ju falënderuar që folët kaq fort e qartë në favor timin dhe të LDK’së. Funksionarët politikë nuk mundën ta ndryshojnë besimin tuaj. Ne vazhdojmë bashkë. Mbetem Luta i Gjilanit përjetë”, ka deklaruar Haziri thuhet në njoftimin e LDK-së dega në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.