ARKATANA

Luta shpreh keqardhje publike për incidentin, opozita kërkon suspendimin e Isuf Baftjarit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kreu i Komunës Lutfi Haziri ka shprehur keqardhje publike për incidentin e ndodhur ndaj këshilltarit Riad Rashiti dhe ka shprehur gatishmërinë që rasti të hetohet deri në fund. Opozita ndërkaq ka kërkuar shkarkimin ose suspendimin e Isuf Baftjarit. Bujar Nevzati tha se kërcënimet e bodigardëve nuk mund t`ia mbyllin gojën opozitës

Lutfi Haziri ka shprehur keqardhje publike pas incidentit që ndodhi mes Riad Rashiti dhe Isuf Baftjarit të martën, ku sipas Rashitit ishte kërcënuar nga sigurimi i Hazirit, raporton rajonipress.

Haziri tha se shpreh keqardhje publike për incidentin.”Vërtet më vije keq sepse askush nuk ka të drejtë të pengojë një këshilltar komunal, por dua të sqarojë se ai nuk është bodiguard imi sepse unë as s`kam pasur roje asnjëherë e as armë. Ju sigurojë se rastin do ta hetojmë deri në fund, madje edhe zyra ime dhe drejtoritë përkatëse” tha Haziri.

UBT

Bujar Nevzati këshilltar komunal tha se po ndjehet i befasuar që po e sheh Lutfi Hazirin në sallë.”Vërtet po më vijë mirë që pas 15 muajve po e shoh kryetarin live. Ju lus që mos ta pengoni opozitën në punën e saj. Nuk ka forcë e as bodiguard që mund tua mbyllë gojën opozitarëve “ tha Nevzati.

Kurse Bajram Hasani këshilltar tjetër komunal ka kërkuar nga Lutfi Haziri që ta suspendojë ose shkarkojë Isuf Baftjarin për shkak se kërcënimi ndaj këshilltarit të zgjedhur nga vota e popullit është e patolerueshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.