Uji Dea

Luta, Saranda,Visari e Fatmiri priten jashtëzakonisht mirë në Cernicë

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Përkrahje e madhe po vazhdon për kandidatin e LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri. Banorët e fshatit Cërrnicë, i kanë dhënë vulën e fitores Lutfi Hazirit.

Kryetari Haziri, i shoqëruar nga Saranda Bllaca anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe kandidate për këshilltare komunale, si dhe Visar Zeqiri Smakaj dhe Fatmir Hoxha kandidatë për këshilltarë komunal, u shfaqen tejet të entuziazmuar me përkrahjen e madhe nga banorët e fshatit Cerrnicë, duke i garantuar banorët e Cernicës investime të mëdha për t’ua bërë të mundshme jetesën e dinjitetshme.

“Hiç pa na thënë ju, do t’ua kryejmë katër detyrat kryesore që është marre sot me fol për to si: rrugën, kanalizimin, ujin dhe ndriçimin publik”.

“Bujqësia është promotor i zhvillimit të familjes dhe ne do t’ju subvencionojmë në të gjitha nivelet. Do t’i keni falas: grurin, naftën dhe korrjen. Do t’ju subvencionojmë edhe në pemtari, pasi që ky rajon njihet për zhvillimin jashtëzakonisht të mirët të saj si dhe në blegtori dhe në bletari. Në vitin e parë do të ndajmë 1 milion euro për bujqësinë. Në të dytin afro 2 milionë dhe në vitet tjera edhe më shumë. Ju duhet ta shfrytëzoni tokën e mirë që ua ka dhënë Zoti”, u ka thënë banorëve të kësaj ane kryetari i ardhshëm i Gjilanit”.

Uji Dea

Ndërkohë, edhe kandidatët për këshilltarë komunal të fshatit Cernicë thanë se Cernica është lënë anash nga ky pushtet.

Saranda Bllaca kandidate për këshilltare komunale tha se Cërnica në mandatet e kaluara ka pasur këshilltarë komunal në Asamble, këshilltarë që ishin pjesë e pozitës. Pjesë e pushtetit, madje pati edhe drejtori komunale(Drejtorinë e Shërbimeve Publike), dhe sot, përkundër kësaj, Cërnica ende nuk i ka të rregulluara të gjitha rrugët. Edhe ato që janë rregullua, nuk janë përfundua dhe janë rregullua duke bërë seleksionim mbi baza partiake. Cërnica sot nuk ka ujë. Cërnica sot nuk e ka të rregulluar kanalizimin. Cërnicës sot i mungojnë gjërat elementare për jetë. Ky vend, që gjithmonë pati njerëz të shkolluar, njerëz intelektual, njerëz me ndikim në politikat e kohës, ky vend që edhe Presidenti historik, Dr.Ibrahim Rugova e zgjodhi për ta bërë hapjen e korrje shirjeve, sot është harruar plotësisht nga pushteti. Ka ardhur momenti i fundit që t’ju shpëtojmë nga kjo keq qeverisje”.

Visar Zeqiri, kandidat për këshilltar komunal tha se Cerrnica bashkë me fshatrat për rreth e ka ndier në kurrizin e saj keq qeverisje e PDK-së dhe të Qemajl Mustafës. Edhe përkundër krekosjes së tyre se ata kanë qeverisur suksesshëm e kanë investuar miliona euro, ju jeni dëshmitarë se këto nuk kanë ndodhur. Shikojeni Cernicën sot dhe mendoni sa është investuar për 6 vite?! Ende nuk kemi ujë, nuk e kemi të rregulluar kanalizimin, nuk i kemi gjërat elementare për jetë. Unë jam i sigurt se pas datës 3 nëntor, me fitoren e LDK-së dhe kryetarit Lutfi Haziri, Cërnica do frymoj më lirshëm duke parë realizimin e të gjitha këtyre premtimeve qe ne po i japim”.

Edhe kandidati tjetër që vije nga Cërnica, Fatmir Hoxha u shpreh shume i kënaqur nga përkrahja e madhe e qytetarëve të Cërnicës thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/