Luta premton edhe pesë shtëpi të reja të banimit, kërkon nga donatorët t`i realizojnë premtimet
Gjilan – Lutfi Haziri ka thënë se një lajm i mirë vije për kategorinë sociale të banimit, ku deri tash kemi ndërtuar shtatë shtëpi dhe do të vazhdojmë edhe me pesë shtëpi të reja të banimit sipas listës së komisionit.
Sipas Hazirit gjithashtu, është vendosur që 41 familjeve në Gjilan t’u paguhet qiraja jo më shumë se 100 euro dhe 32 shtëpi do të përfitojnë në renovimin e objekteve që kap vlerën e mbi 200 mijë euro investim nga Komuna.
Këto mjete janë kryesisht të grumbulluara në kuadër të aksionit të komunës dhe nga buxheti i Komunës. “Apeloj tek të gjithë donatorët që kanë premtuar në gala mbrëmje që t’i realizojnë premtimet e tyre sa më parë në mënyrë që t’i dilet në ndihmë kësaj kategorie të shoqërisë” ka shkruar Haziri./rajonipress/


