Luta përgëzon vashat e Dritës
Gjilan – Pas shumë sukseseve të sportistëve gjilanas, sot erdhi edhe një tjetër për komunën tonë. Volejbollistet e “Dritës” fituan Kupën e Kosovës. Uroj klubin, trajnerin Lorik Ilazi dhe vashat e “Dritës” për këtë sukses kaq të madh.
Rikonfirmoj mbështetjen e Komunës së Gjilanit për klubin e volejbollit “Drita”, sikurse edhe për klubet tjera me krejta mundësitë tona. Gjilani është krenar me këto vasha të arta ka shkruar Haziri./rajonipress/


