Eko Higjiena

Luta për vendimin e Qeverisë: Ky është çmimi i lartë, por duhet ta respektojmë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Po i presim rezultatet e 45 mostrave për datat 8, 9, 10 dhe 11 korrik dhe sipas pritjeve, presim konfirmime për rritjen e numrit të të infektuarve nga kontaktet, por edhe pakujdesia. Gjilani nga sonte prej orës 21:00 deri në ora 05:00, është në kufizim të lirisë së qarkullimit. Ky është çmimi i lartë, por duhet ta respektojmë ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit

Mobi Casa

#Dita123. Brenda katër muajve të përballjes me #COVID19, Gjilani ka shënuar 286 raste pozitive, 155 janë shëruar, 126 raste janë aktive, derisa fatkeqësisht 4 pacientë kanë ndërruar jetë. 15 pacientë pozitivë po trajtohen ne Repartin e Infektivës në Gjilan, 4 në Prishtinë dhe të tjerët janë në shtëpi.
Po i presim rezultatet e 45 mostrave për datat 8, 9, 10 dhe 11 korrik dhe sipas pritjeve, presim konfirmime për rritjen e numrit të të infektuarve nga kontaktet, por edhe pakujdesia.
Gjilani nga sonte prej orës 21:00 deri në ora 05:00, është në kufizim të lirisë së qarkullimit. Ky është çmimi i lartë, por duhet ta respektojmë.
Apeloj për kujdes dhe lutem që të shërohen sa më shpejt të infektuarit në hospitalizim apo vetizolim. Kujdesu për vete e familjen!