Eko Higjiena

Luta: Partitë tjera funksionojnë ‘herë unë, herë baci”, ka ardhë koha që zonja e shtëpisë të bëhet zonja e shtetit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – “Veç krahasojeni listën e LDK’së me të partive tjera. Janë emra të njëjtë. Funksionojnë me logjikën ‘herë unë, herë baci’, nuk i ndërrojnë. Janë parti të kusherinjve. I kanë largu do emra, por mbiemrat i kanë të njëjtë. Por, ky unitet i joni është përnjëmend dhe do të jemi vazhdimisht në terren për ta rritur masivitetin. Ka ardhur koha që zonja e shtëpisë të bëhet zonja e shtetit. Ka ardhë koha e Vjosa Osmanit”. Ky ka qenë mesazhi i Lutfi Hazirit, kryetar i Shtabit Zgjedhor në nivel nacional i LDK’së, gjatë adresimit para strukturave të partisë në nënshtabin e lagjes Dardania II.

Ndërkohë, kryetari i shtabit atje, Florim Maloku, theksoi para të pranishmëve se po punojnë natë e ditë që, jo vetëm të triumfoj LDK, por triumfi të jetë me rritje masive të mbështetjes.

RCCOLA

Fjalë falënderimi për mbështetjen e kryetarit Haziri dhe të strukturave të Dardania II, patën edhe kandidatët për deputet, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani e Faton Bislimi. /rajonipress/