UBT

Luta nuk pushon as të dielave, takon banorët e lagjeve të qytetit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Të dielën nuk ka qenë ditë pushimi për kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Së bashku me drejtorin për Buxhet dhe Financa, Salih Kqiku, drejtorin e Urbanizmit Valon Shefkiu dhe atë të Inspeksionit Selver Xhelili, kryetari Haziri ka dalë në terren për t’i dëgjuar hallet e qytetarëve të Gjilanit.

Kryetari Haziri ka vizituar qytetarët e lagjes “Kodra e Dëshmorëvë” dhe ata te tregu i automjeteve, ku i ka dëgjuar për së afërmi kërkesat e qytetarëve, që kryesisht ishin për rregullim të rrugës, kanalizimit, ujësjellësit dhe ndriçimit publik.

FITORJA

Pasi dëgjoi kërkesat e qytetarëve, Haziri është shprehur se me të gjitha kapacitetet komunale do t’i realizojë kërkesat e tyre, për të bërë jetë të dinjitetshme.

“I kuptoj problemet dhe hallet tuaja. Rruga, uji, kanalizimi dhe ndriçimi janë kërkesa elementare që Komuna e ka për obligim t’i bëjë, hiç pa na thënë ju. I kemi identifikuar të gjitha problemet dhe po punojmë pa u ndalur që t’i zgjidhim një nga një. Nuk do të pushojmë as të dielave derisa t’i realizojmë të gjitha kërkesat tuaja”, ka thënë me këtë rast Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.