Luta nuk brengoset për akuzat e opozitës: Do ta zhvillojmë Gjilanin
Gjilan – Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, duke u përgjigjur në akuzat e VV dhe të PDK-së se nuk ka investime në Gjilan dhe se qeverisja komunale po shkon e përgjumur ka thënë se nuk e ka ndërmend të merret me akuzat e tyre pasiqë ai dhe komuna e Gjilanit janë të interesuar që në Gjilan të sjellin investime serioze dhe të zhvillojnë edhe avancojnë Gjilanin në të gjitha segmentet.
“Komuna e Gjilanit ka ndërmarrë të gjitha veprimet për menaxhimin e buxhetit dhe investimeve kapitale, që përfshijnë ndërtimin, rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugëve, rrjetin e ujësjellësit, kanalizim e trotuare, sikurse edhe në investime kapitale, duke shtuar se pikërisht këtë muaj do të nis ndërtimi i parkut në lagjen “Dardania”, i bibliotekës së qytetit dhe i stadiumit të qytetit, që janë bashkëinvestime me Komisionin Evropian”.
Kjo është edhe përgjigja e Lutfi Hazirit ndaj akuzave të VV e PDK-së.
Haziri thotë se nuk e ka ndërmend të merret shumë me akuzat e opozitës pasiqë prioritet i tij mbeten investimet në Gjilan dhe zhvillimi e avancimi i këtij qyteti në të gjitha segmentet./rajonipress/


