Mobi Casa

Luta: Në vitin 2018 do t’i ndërtojmë objektet e reja për qendrën “Pema” dhe “Liria”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – “Qendra e Kujdesit Ditor “Pema” dhe Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve, në vitin e parë të qeverisjes do ta kenë objektin e ri të tyre, sipas standardeve”.

Kështu ka thënë sot kryetari aktual dhe kandidati LDK’së për kryetar të Gjilanit edhe për një mandat, Lutfi Haziri, gjatë vizitës që i ka bërë këtyre qendrave.

“Unë ju inkurajoj që të vazhdoni të punoni sepse nga viti i ardhshëm do ta keni më të lehtë punën tuaj, ngase do ta ndërtojmë objektin për kujdesin ndaj fëmijëve me sindrome dhe objektin për kujdesin ndaj nënave. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen me qeverinë e Kuvajtit dhe e kemi vu gurthemelin”, theksoi Haziri.

Uji Dea

Përfaqësueset e këtyre organizatave, Festa Demiri dhe Nazife Jonuzi, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për përkrahjen e vazhdueshme ndaj tyre dhe për zotimin e tij për ndërtimin e objekteve sipas standardeve.

Ndryshe, kryetari Lutfi Haziri në gusht të këtij viti e ka vënë gurthemelin e ndërtimit të kompleksit për kategoritë pa përkujdesje, i cili financohet nga Qeveria e Kuvajtit në vlerë prej 2.5 milionë dollarë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.