FIDANISHTJA

Luta në Velekincë: Nuk lejojmë që Gjilani të trajtohet si jetim

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Salla e shkollës fillore “Mulla Idriz Gjilani”, në Velekincë ishte shumë e vogël për t’i zënë të gjithë përkrahësit e kandidatit të LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Këtij fshati i mungojnë kushtet elementare për jetë dinjitoze si: rrugët e asfaltuar, kanalizimet, ujësjellësi, ndriçimi publik, salla sportive për shkollën fillore “Mulla Idriz Gjilani”, ambulanca, ndërsa problem më i madh është kundërmimi nga deponia e bërllokut.

Numri një i komunës së Gjilanit pas 3 nëntorit, është shprehur se i vije keq për gjendjen që ndodhet ky fshat, por ka dhënë garanca se të gjitha këto kërkesa do të realizohen 100 për qind.

“Jemi në vendlindjen e Mulla Idriz Gjilanit. Ashtu qysh Mitrovica krenohet me Isa Boletinin, Gjilani, Velekinca e Anamorava në përgjithësi, krenohet me atdhetarin Mulla Idriz Gjilanin. Ka ardhë koha të luftojmë për atdhe e për fe”, kjo thënie e Mulla Idrizit, ka pasur jehonë të madhe dhe është kthyer besimi në Zot, familje e atdhe. Ky është edhe vizioni ynë. Veç në këtë mënyrë ecim përpara dhe respektojmë vlerat njerëzore”, ka deklaruar Haziri para qindra simpatizantëve.

FITORJA

“Deri para pak javësh, Velekinca ka qenë pashpresë, Gjilani ka qenë i pashpresë. Por, me masivitetin kudo që po shkojmë, është kthyer besimi në LDK, po kthehet përkrahja si në kohën e Rugovës. Ne nuk do të lejojmë të na trajtojnë si jetim sepse ne jemi qendra më e madhe në Kosovë. Nuk mund të na marrin shpresën e besimin sepse kjo qeveri do të ndërrohet sikur ora sot”, ka thënë Haziri.

Kandidati i LDK-së zoti Haziri, ka potencuar se Gjilanit nuk i .duhen qeveri që i kryejnë punët me SMS, e që e trajtojnë qytetin si jetim.
“Ne kemi shtëpi këtu, e ai që i ka pru çadrat, e ka kollaj që për dy minuta t’i marrë me veti nga Gjilani. Nuk na duhet qeveria e SMS-vë, e rrenave, e dallaverave, e cila duhet me shku te shpija. Këta nuk e meritojnë të qeverisin. Ka ardhë koha që krejt Velekinca me i kallxu atyre që nuk është vetëm LDK opozitë, por edhe ky fshat dhe krejt populli është opozitë e qeverisjes së keqe, sepse na kanë trajtuar si jetim”, pohoi kryetari i ardhshëm i Gjilanit.

Për t’i dhënë mbështetje kryetarit Haziri, i pranishëm ishte edhe nipi i Mulla Idriz Gjilanit, Gani Hajrullahu, profesori universitar Azem Hajdari, deputetja Lirije Kajtazi, e shumë personalitete të jetës politike.

“Gjilanit i duhet një ndryshim i madh dhe ndryshimi është Lutfi Haziri. Ky ndryshim është substancial, do të ketë një qeverisje të mirëfilltë, një qeverisje shembull. Qeverisja e LDK nuk do të jetë qeverisje kukull. Gjilanit i duhet Luta sepse në këtë mënyrë do t’i kthehet dinjiteti. Me këtë masivitet po jap mesazhin e fitores së madhe të Lutfi Hazirit. Më 3 nëntor do ta kremtojmë së bashku”, tha profesor Azem Hajdari, në fjalën e rastit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.