Fundamenti

Luta në tubimin masiv të grave: Më 22 tetor, Gjilani do ta dëshmoj besëlidhjen e re

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lutfi Haziri, kryetar i Komunës dhe kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat qeverisës, ka marrë sot mbështetjen e qindra grave të Gjilanit, në tubimin madhështor të organizuar nga Forumi i Gruas i partisë në Gjilan. I impresionuar me mbështetjen, Haziri pati disa fjalë për rivalët.

“Jam krenar me mbështetjen tuja, zonja e zonjusha të Gjilanit. Imagjinoni, më masiv është ky tubim i grave të LDK’së sesa se i dy partive rivale bashkë që patën në tubimet e tyre zbehta. Ju jeni ato që i jepni vulën e fitores së LDK’së, sikur në vitin 2013. Kjo fotografi tregon fotografinë e komunës sonë”, tha kryetari Haziri, duke shtuar se LDK është Lidhje dhe emblemë e krenarisë që e ka bërë Gjilanin oazë europiane.

“Frymimi i LDK’së me Gjilanin është një ngjizje e dalë natyrshëm që nga formimi i LDK’së. Në këtë rrugëtim kanë ikur e kanë shkuar të gjithë ata që ishin ‘mish i egër’ për demokracinë dhe qytetarinë e Gjilanit. LDK është Lidhje-Emblemë e krenarisë që e ka bërë Gjilanin oazë europiane dhe shkollë akademike të politikës në vend”, ka shtuar Haziri.

Ai theksoi se Gjilani, më 22 tetor, do ta dëshmojë besëlidhjen e re dhe fitoren plebishitare të LDK’së.

“Më 22 tetor, Gjilani do ta dëshmojë besëlidhjen e re. Unë këtë e shoh dhe po dëshmohet çdo ditë, në çdo shtrëngim duarsh me qytetarët. Në mandatin e ri, Gjilani i betonon vetës projektet e mëdha, të cilat të tjerët as nuk mundën, as nuk ditën e as nuk guxuan”, tha ai.

Kryetarja e FG të LDK’së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, e falënderoi kryetarin Haziri, për, siç tha, hapësirën e madhe që u ka dhënë gruas në vendimmarrje.

Hidromorava

“Gruaja ka pasur hapësirë të mjaftueshme në qeverisjen e Gjilan. Falë mbështetjes së Hazirit, Kuvendit të Gjilanit i kanë prirë dy gra sepse është njeri europian, di ta çmoj gruan, familjen dhe të gjithë”, tha Bunjaku Rexhepi.

Lirije Kajtazi, kryetare e FG në nivel qendror, tha se kjo sallë e mbushur tregon për identitetin e LDK’së, Gjilanit dhe identitetin europian.

“Kandidatet për këshilltare të LDK’së janë më të mirat në mesin tuaj dhe uroj që të gjitha zonjat e zonjushta të barten në Asamble. Luta gjithmonë e ka njohur barazinë mes gjinive dhe barazinë mes njerëzve dhe e ka promovuar në vazhdimësi. Prandaj ju që e keni mbushur këta sallë, jeni identiteti i LDK’së, Kosovës dhe identiteti europian. Kështu kanë dashur ta shohin Gjilanin dhe Kosovën, Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani”, theksoi Kajtazi.

Ndërsa, ish kryetarja e Forumit të Gruas së LDK’së dhe ish deputetja, Gjylshene Berisha, pohoi se “ne nuk kemi ecur vetë, kemi ecur bashkë, burra e gra dhe me rininë. Kam besim në ju dhe pres me padurim ta shoh fitoren e madhe të LDK në krye me Lutën”.

Në këtë tubim janë prezantuar edhe 13 kandidatet femra nga radhët e LDK’së për asamble komunale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.