Mobi Casa

Luta në tubimin e mbi 1 mijë grave: Përshëndetje nga qyteti i Rugovizmit!

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, nën organizimin e dy kandidateve për deputete në Kuvendin e Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi e Lirije Kajtazi, ka shtruar iftar për më shumë se 1 mijë gra gjilanase.

E në këso raste, i pari i LDK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, nuk ka se si të mos emocionohet.
“Kështu organizohet Gjilani. Fuqia e LDK’së në Gjilan janë padiskutim gratë dhe rinia. Kjo mbështetje masovike më bënë krenar dhe pas asnjë dilemë mund të them se këtu u përcaktua fituesi. Nuk ka selam më të mirë se ky për ata që rrëzojnë qeveri sa herë t’dojnë. Përshëndetje nga qyteti i Rugovizmit”, tha Haziri.

“Gjilani dhe Anamorava janë unike e të bashkuara në mbështetje të koalicionit të LDK. Shpresa që bashkon të gjithë për ndryshimin e madh”, shtoi ai.

Uji Dea

E nga ana e saj, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, njëherit kandidate për deputete, Valentina Bunjaku Rexhepi, është shprehur falënderuese për mbështetjen kaq masive të grave të Gjilanit.

“Gratë gjithmonë kanë qenë promotor i proceseve të rëndësishme në të gjitha fazat. Edhe sonte, gratë e Gjilanit po e dëshmojnë mbështetjen masovike. Vërtetë jam shumë e emocionuar dhe çdo fjalë është e tepërt. Urime fitoren LDK”, tha Bunjaku Rexhepi.
Tubimin e sontëm e ka përshëndetur edhe kandidatja tjetër për deputete, njëherit kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në nivel qendror, Lirije Kajtazi, e cila tha se gjithmonë gratë e Gjilanit kanë guxuar dhe kanë qenë vendimtare në fitoren e LDK-së.

“Kjo është dëshmia më e mirë se sa unike është LDK’ja në Gjilan, Anamoravë dhe në mbarë Kosovën. Kjo është garanca më e mirë për fitoren e madhe më 11 qershor”, u shpreh Kajtazi thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: