GRANDEMALL

Luta në Përlepnicë, merr përkrahje si në kohën e Rugovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Përkrahja për Lidhjen Demokratike të Kosovës po kthehet si në kohën e Ibrahim Rugovës. Përkrahje të fuqishme ka marrë sot kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë takimit me banorët e Përlepnicës.

“Boll kemi duru. Na ka ardh te hunda ky pushtet. Ka ba diferencime gjithkah, tuj fillu prej bujqësisë. Shpresat i kemi tek ju zotëri kryetar. Krejt Përlepnicën e keni kah veti”, kanë thënë banorët e Përlepnicës.

I emocionuar me mbështetjen e plotë është shprehur të jetë kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri. Ai falënderoi përlepnicasit për mbështetjen, duke u premtuar investime në infrastrukturë dhe subvencione të mëdha në bujqësi.

ARKATANA

“Familja tek ne është më e rrezikuara nga papunësia, nga gjendja e rëndë sociale. Sot një familje s’ka mundësi t’i dërgojë të gjithë në studime universitare, ose e dërgon një anëtar ose hiç. Kjo nuk do të ndodhë në qeverisjen e LDK-së sepse ju nuk do t’i keni këto probleme. Familja zhvillohet duke pasur subvencione në bujqësi. Ne do t’ua mundësojmë që prej prodhimit e deri në korrje t’i keni falas. Do t’ju krijojmë kushte që t’i zhvilloni të gjitha kulturat tjera bujqësore”, është shprehur Haziri.

Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, ka kërkuar nga banorët e Përlepnicës që me gjithë potencialin ta mbrojnë votën nga ata që sot janë në pushtet me vota të vjedhura.

“Ju po e shihni që gjendja në Gjilan dhe në fshatra është e keqe. Duhet ta ndryshojmë këtë gjendje dhe së bashku do të japim leksion qysh qeveriset. Përlepnica është vend i kulturës, është më e vjetër se Gjilani. Qytetarët e Përlepnicës janë evropian, por kanë qeverisje aziatike, të mbyllur për qytetarët, të zhytur në krim e korrupsion. Duhet angazhim nga të gjithë që të mbrojmë votën me të gjithë potencialin për ta kremtuar fitoren e madhe më 3 nëntor”, tha Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.