Eko Higjiena

Luta në Përlepnicë: LDK ka koalicion të madh me qytetarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Fshati Përlepnicë ka mirëpritur sot fituesin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, Lutfi Hazirin, i cili i falënderoi banorët për mbështetjen që i dhanë në ditën e zgjedhjeve.

Haziri së pari është ndalur në selinë e nëndegës në Përlepnicë, ndërsa nga ky fshat ka përçuar mesazhin se LDK ka koalicion të madh me qytetarët gjilanas. “Kam ardhur t’ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen që Perlepnica më dha mua dhe LDK-së. Përlepnica është sinonim i veprimtarisë patriotike e politike. I ka dy emra të mëdhenj të historisë: Zija Shemsiun e Xhavit Ahmetin. Kemi obligim ndaj këtij fshati dhe do t’i mbajmë premtimet në investim me përpikëri. LDK ka koalicion të madh me qytetarët dhe jemi të bindur se më 1 dhjetor do të fitojmë edhe më bindshëm”, ka thënë Haziri me këtë rast.

FITORJA

Përfaqësuesit e nëndegës së Përlepnicës e njoftuan Hazirin për aktivitetet e mëdha që po bënë kjo nëndegë në kuadër të përgatitjes për balotazhin e 1 dhjetorit, duke e garantuar kryetarin Haziri se në këtë fshat LDK do të dalë bindshëm fituese.

Në kuadër të kësaj vizite në këtë fshat, kryetari Lutfi Haziri ka vizituar edhe fermën e pulave, pronar i së cilës është Nazif Nazifi, i cili e njoftoi për ecurinë e suksesshme të këtij biznesi familjar dhe biznesin e suksesshëm të serrave, pronar i së cilës është Xhelal Ramadani, që ka afro 60 ari serra të mbuluara thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.