FIDANISHTJA

Luta në Malishevë: Kosova nuk është plaçkë e askujt, por e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me surle e tupana e kanë mirëpritur sot kryetarin Lutfi Haziri dhe kandidatët për deputet të LDK-së, Malisheva e Epërme, Malisheva e Poshtme dhe Capari, në një tubim madhështor, ku salla e shkollës ishte e vogël për t’i zënë të gjithë simpatizantët e partisë së Ibrahim Rugovës.

Kryetari Lutfi Haziri, është emocionuar tejmase me këtë masovitet dhe këtë pritje të jashtëzakonshme të malishevasve.

“Malisheva veç po bëhet më madhështore dhe më solidare. Para juve po ju them se është sevap me i denu ata që i bënë keq Kosovës sepse Kosova nuk është plaçkë e askujt, por është e qytetarëve, baballarëve, mësuesve e mjekëve. Ne duhet t’i kthehemi punës e jetës dhe të mos merremi me mburoja politike e memoriale. Gjilani e Kosova nuk i duron ‘Ali Babat’ me 40…”, tha Haziri.

Kandidatja Lirije Kajtazi, e cila është lindur në Malishevë, i falënderoi ata për këtë mikpritje, duke thënë se “ne jemi të fortë me njerëz si ju dhe bashkë me kolegët e mi do ta marrim rrugën e Kuvendit. Shkronjat e arta të LDK’së duhet ta udhëheqin shtetin”.
“Ata që e ndërprenë këtë punë të mirë tonën, besoj fuqishëm se do ta marrin dënimin e merituar të dielën, në ora 19:00. Ju falënderoj shumë për mbështetjen”, ka thënë nga ana e tij, kandidati i LDK-së, Imet Rrahmani.

Fundamenti

Ndërsa, kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi, u shpreh të jetë shumë krenare që është në mesin e malishevasve, duke i falënderuar për këtë përkrahje kaq të madhe. “Lista e LDK nuk ka njerëz që kanë dosje, sikur të tjerët”, tha ajo.

Kandidati tjetër nga radhët e LDK’së në Gjilan, Isa Agushi, theksoi se “ne jemi ushtria Ibrahim Rugovës, e cila u çu në këmbë për ta fituar Kosovën”.

Malishevasve i është drejtuar në fund edhe kandidati i LDK-së nga Novobërda, Bajrush Ymeri dhe ai i koalicionit, Avdil Halimi, të cilët i bënë thirrje të gjithëve që të votojnë kandidatët e Anamoravës thuhet në njoftimin e degës së LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.