ARKATANA

Luta në Malësinë e Kishnapoles: Mbillni duhan, do t’ju subvencionojmë me 1200 euro për hektar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Përkrahje për garën e 22 tetorit ka marrë sot Lutfi Haziri i LDK’së nga Malësia e Kishnapoles, përkatësisht fshatrat Kishnapole, Sllakovc i Epërm, Sllakovc i poshtëm dhe Gadish.

Haziri është falënderuar nga banorët e atjeshëm për investimet e mëdha infrastrukturore, veçanërisht për ndërtimin e tri shtëpive për familjet skamnore në Sllakovc të Epërm dhe Gadish.

Kreu i Gjilanit tha se në katër vitet e qeverisjes së ardhshme do të ketë subvencione të mëdha në këtë pjesë, duke ndikuar kështu direkt në forcimin e familjes bujqësore.

FIDANISHTJA

“Kjo zonë është turistike. Na duhet edhe pak punë në infrastrukturë dhe kjo zonë do të zhvillohet jashtëzakonisht shumë. Por, është shumë i rëndësishëm fakti se në vitin e ardhshëm Malësia e Kishnapoles do të bëhet jeshile nga mbjelljen e duhanit dhe farmerët do të mbështeten me 1200 euro për hektar”, tha Haziri.

Haziri ka kërkuar nga banorët e asaj ane që përpos mbështetjes për të, votat të shkojnë njësoj edhe për kandidatët për asamble komunale, për të cilët tha se janë njerëz të pastër si loti dhe profesionistë të vërtetë të lëmive të tyre.

Në këtë tubim ka folur para të pranishmëve edhe kandidatja për asamble komunale, Shpresa Kurteshi Emini./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.