Mobi Casa

Luta në Cernicë shpërndan 100 libreza për anëtarë të rinj

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Njëqind banorëve të Cernicës, shumica e të cilëve do të votojnë për herë të parë sivjet, u ka shpërndarë libreza të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidati i saj për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, duke marrë kështu konfirmimin e fuqishëm se i gjithë ky fshat nuk do t’ia falë asnjë sekondë pushtetit aziatik.

Në fjalën e rastit, Haziri u shfaq tejet i entuziazmuar me këtë përkrahje të plotë, duke i garantuar banorët e Cernicës investime të mëdha për t’ua bërë të mundshme jetesën e dinjitetshme.

Më pas Haziri ka vizituar edhe fshatrat: Kravaricë, Gumnishtë dhe Vrapqiq, vendbanime këto të harruara krejtësisht nga qeveria në largim, e që mori garancione të fuqishme për ta bërë fitoren që në raundin e parë.

Banorët e kësaj ane pohuan se do ta ndëshkojnë keq qeverisjen, pasi që nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet. Ata u ankuan se në këtë pjesë u mungojnë të gjitha kushtet për jetë të dinjitetshme.

Uji Dea

Kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri, ka falënderuar banorët e kësaj ane për përkrahjen e plotë, duke u premtuar subvencione të mëdha në bujqësi dhe në ndërtimin e infrastrukturës me të gjitha mjetet përcjellëse.

“Bujqësia është promotor i zhvillimit të familjes dhe ne do t’ju subvencionojmë në të gjitha nivelet. Do t’i keni falas: grurin, naftën dhe korrjen. Do t’ju subvencionojmë edhe në pemëtari, pasi që ky rajon njihet për zhvillimin jashtëzakonisht të mirëtë të saj si dhe në blegtori dhe në bletari. Në vitin e parë do të ndajmë 1 milion euro për bujqësinë. Në të dytin afro 2 milionë dhe në vitet tjera edhe më shumë. Ju duhet ta shfrytëzoni tokën e mirë që ua ka dhënë Zoti”, u ka thënë banorëve të kësaj ane kryetari i ardhshëm i Gjilanit.

“Hiç pa na thënë ju, do t’ua kryejmë katër detyrat kryesore që është marre sot me fol për to si: rrugën, kanalizimin, ujin dhe ndriçimin publik. Ne e kemi për detyrë me ua shpagu mundin që e keni dhënë për këtë vend”, është shprehur z. Haziri.

“Ka ardhur koha t’i dënoni këta që po qeverisin keq. E di që do t’ua tregoni derën, e më pastaj kanë punë të madhe gjykatat me ta”, ka shtuar Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/