GRANDEMALL

Luta ndihet krenar me mbështetjen e fuqishme të Velekincës së Mulla Idriz Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Velekinca e Mulla Idriz Gjilanit i ka barë një pritje të jashtëzakonshme kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ekipit të tij.

Trotuari Arbëri-Velekincë, fusha e sportit, asfaltimi i rrugëve e rrugicave, investimet në ndërtim të kanalizimit, ujësjellësit dhe ndriçimit, janë vetëm disa nga projektet që janë realizuar gjatë mandatit katër vjeçar, prandaj qytetarët e kësaj ane theksuan njëzëri se të gjitha votat shkojnë për LDK’në dhe Lutën.

Lutfi Haziri, me të marrë fjalën, tha se ndihet krenar me mbështetjen e Velekincës së Mulla Idriz Gjilanit.

FIDANISHTJA

“Ne po vijmë nga Livoçi Epërm dhe e përbashkëta me Velekincën është i kemi integruar në zonën urbane të dy këto fshatra. Jam krenar që e marrë këtë mbështetje në vendlindjen e Mulla Idriz Gjilanit, i cili është sinonim i luftës për liri. Ne e ruajmë me krenari emrin dhe veprën e tij”, tha Haziri.

Ai ka përmendur faktin se me të marrë mandatin, “Lagjen e Vishnjeve” e kanë gjetur si lagje të degraduar dhe me emra nënçmues, por tha se e kanë modernizuar dhe integruar në zonën urbane, duke ua bërë jetën e dinjitetshme qytetarëve aty.

Gjatë tubimit, simpatizantëve të LDK’së në Velekincë i është drejtuar edhe kandidatja për këshilltare komunale, Antigona Kqiku, e cila në listën e partisë mban numrin 21./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.