Fundamenti

Luta mirëpritet nga mijëra simpatizantë në “Dardani”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Mijëra simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga “Dardania 1” dhe “Dardania 2 e kanë mirëpritur sonte kryetarin aktual dhe kandidatin për edhe një mandat qeverisës të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe listën për asamble komunale.

Këto lagje ka gjatë mandatit të kaluar ka përfituar mbi 1 milionë euro investime infrastrukturore, ndërsa ato më kapitalet janë parku dhe çerdhja për fëmijë.

Kandidati i Lidhjes për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi falënderoi për këtë përkrahje të madhe, tha se në këtë lagje është organizuar rezistenca kombëtare, e dijes dhe e qenies së shqiptarëve.

“Në këtë lagje është organizuar rezistenca kombëtare, e dijes dhe e qenies së shqiptarëve. Falënderim kolektiv për banorët e “Dardania 1 dhe Dardania 2” sepse ne edhe jetën ushtarake, politike, kulturore e ekonomike, e kemi organizuar këtu. Dua t’i kujtoj sonte veçanërisht dy njerëz që na mungojnë, Fejzulla Fejzullahu e Ibrahim Uruqi”, theksoi kryetari Lutfi Haziri.

ARKATANA

Luta i LDK’së tha se qytetarët e patën humbur besimin në Komunë dhe ai me ekipin e tij, me qeverisje të mirë, me duar të pastra e dyer të hapura, e ktheu besimin.

Ai u zotua se do t’i vazhdojnë t’i zgjidhin problemet pronësore në këto lagje, rindërtimin e disa rrugëve dhe trotuareve, duke e parashikuar edhe vendosjen e pengesave, sinjalizimeve dhe shenjëzimeve, sikurse edhe ndërtimin e parkut “Baja”.

Në këtë tubim është prezantuar edhe bartësi i listës, Faton Bislimi, sikurse edhe kandidatët për asamble komunale, Arijeta Aliu, Blerim Syla, Arben Maliqi, Burim Berisha, Kujtim Shahiqi dhe Florentina Haliti Mehmeti. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.