UBT

Luta mesazh nga “Dardania”: Jabanxhinjtë do t’i lëmë pa asnjë votë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Se Dardania është bastion i padiskutueshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës u dëshmua edhe sonte në tubimin e madh që kjo lagje ka organizuar për ta pritur njeriun që e ktheu frymën rugoviane në Gjilan, Lutfi Hazirin.

Kur kjo lagje organizon tubime, nuk ka sallë që i zë përkrahësit e LDK-së dhe të Lutës. Kështu ndodhi edhe sonte. Qindra aktivistë mbetën jashtë.

Kur e mori fjalën, Lutfi Haziri së pari u kërkoi falje atyre që kanë mbetur jashtë. Ripërsëriti se “Dardania” ka vendosur standard të ri të masivitetit në tubime. Tha se do t’i lëmë pa asnjë votë jabanxhinjtë.

“As kjo sallë, as sallat tjera, as stadiumi nuk do të na zë. Jam shumë i nderuar që sonte jemi kthyer në “Dardani”. Po vjen dimri në kohën e vet, pas pranverës së 3 nëntorit. Më 3 nëntor kanë fol qytetarët në mënyrë plebishitare sikur në vitin 2000. Ata e kanë humbur pushtetin për shkak arrogancës, sjelljes së keqe. 20 mijë qytetarë ia treguan vendin atyre. Ne do t’i lëmë pa asnjë votë”, është shprehur kryetari Haziri.

ARKATANA

Kryetari Haziri ka deklaruar se ata që e humbën pushtetin fajtorin le ta kërkojnë te zyrja e ish-komitetit.
“Pushteti që mbyllë dyer, që mshelë stadiumin, pushteti që e ka keqpërdor buxhetin, nuk mund ta lypë fajtorin te fituesi , por te ndërtesa e ish komitetit. Nëse s’e gjejnë në ish komitet, problemin le ta lypin te qeveria. Kosova tashmë identifikohet me krim, korrupsion, me abuzim, keqpërdorim e frikë. Ka kaluar koha kur njerëzit frikësohen. Frika është zhdukur më 3 nëntor. Kur e kërcënon qytetarin me sofër, me bukë, me i marrë sofrën ata më nuk durojnë. Nuk ka më frikë në Gjilan, s’ka shantazh, s’ka krim. Këta kanë më dalë prej zyrës me të gjitha të këqijat. Edhe krimin do ta marrin me veti. Nuk mund të lejojmë që Gjilani të trajtohet në këtë mënyrë”, është shprehur fituesi i zgjedhjet të 3 nëntorit, Lutfi Haziri.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se jemi ushtarë të Ibrahim Rugovës dhe do të mbesim kështu përjetë, për të shtuar se Gjlanin do ta bëjë numër një në politikën buxhetore. Ai tha se do të ketë lehtësime të mëdha për familjet dhe bizneset duke ulur tatimin në pronë si dhe taksën fillestare komunale.

“Kemi pri si rugovista dhe do të mbesim ushtarë të tij përjetë. Ne jemi ata që gjithmonë i kemi cu dy gishta, që i kemi mbështetë njerëzit që e kanë ndarë bukën, të mirën dhe të keqen, cdo shtëpi në këtë lagje ka qene zyre e Rugovës. Kur jemi bërë bashkë kështu, do të fitojmë edhe më shumë më 1 dhjetor”, përfundoi Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.