UBT

Luta merr përkrahje nga strukturat e LDK-së, për projektet e mëdha për Gjilanin

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Strukturat e LDK-së, edhe kësaj here kanë shprehur mbështetjen për qeverisjen e suksesshme të Komunës së Gjilanit, ndërsa kryetari Haziri ka marrë falënderime për sukseset në qeverisje mirë të organizuar si dhe projektet e mëdha që Gjilanit po i krijojnë një panoramë të qytetit që mbanë flamurin e zhvillimit në nivel vendi.

Nën udhëheqjen e Kryetarit të LDK-së, njëherit Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e rregullt e strukturave të Degës, me Kryesinë dhe Kryetarët e Nëndegëve. Në këtë takim me theks të veçantë u diskutuan objektivat e komisioneve profesional të degës për vitin 2016, plani financiar i degës si dhe përgatitja për mbajtjen e konventës si dhe organizimi për shënimin e 26 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së, në Gjilan.

Strukturat e LDK-së, edhe kësaj here kanë shprehur mbështetjen për qeverisjen e suksesshme të Komunës së Gjilanit, ndërsa kryetari Haziri ka marrë falënderime për sukseset në qeverisje mirë të organizuar si dhe projektet e mëdha që Gjilanit po i krijojnë një panoramë të qytetit që mbanë flamurin e zhvillimit në nivel vendi.

Uji Dea

Përfaqësuesit e nëndegëve kanë diskutuar edhe për projektet që janë në realizim e sipër si dhe për ato që pritet së shpejti të fillojnë për çka janë ndier të kënaqur me tretmanin që Kryetari Haziri po tregon në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë.

Në fjalën e tij, Kryetari Haziri ka njoftuar strukturat e degës me planin e punës si dhe me përgatitjet për mbajtjen e konventës së degës si dhe me përgatitjet për ndryshimet statutare, ndryshime këto që LDK-në e ngrisin në nivelin e partive më të mëdha në Europë pjesë edhe e së cilës është LDK-ja. “Meqenëse jemi në janarin e madh, muajin e nderimit të emrave më eminent të kombit, ne me shumë të drejtë po vlerësohemi si qendër e zhvillimeve të mëdha ndërsa tani kemi hyrë në vitin që Gjilanin do ta ngritë në kryeqendër të zhvillimit si infrastrukturor po ashtu edhe ekonomik, duke konvertuar besimin e marrë në sukses për gjilanasit dhe gjithë Anamoravën” ka theksuar Kryetari Lutfi Haziri./rajonipress/