GRANDEMALL

Luta merr mbështetje nga strukturat e LDK-së, për të ecur drejt sukseseve të reja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në këtë takim u diskutua për 100 ditëshin e suksesit të Komunës së Gjilanit, ndërsa kryetari Haziri ka marrë mbështetjen maksimale nga strukturat e partisë për udhëheqjen drejt sukseseve të reja me Komunën e Gjilanit, duke zbatuar në përpikëri programin e LDK-së për të gjithë sektorët e Komunës së Gjilanit.

Nën udhëheqjen e kryetarit të LDK-së, njëherit kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e rregullt strukturave të Degës, me Kryesinë, Forumin e Rinisë dhe Kryetarët e Nëndegëve.

Në këtë takim u diskutua për 100 ditëshin e suksesit të Komunës së Gjilanit, ndërsa kryetari Haziri ka marrë mbështetjen maksimale nga strukturat e partisë për udhëheqjen drejt sukseseve të reja me Komunën e Gjilanit, duke zbatuar në përpikëri programin e LDK-së për të gjithë sektorët e Komunës së Gjilanit.

Po ashtu, gjatë takimit ka raportuar drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, për udhëheqjen e deritanishme të këtij sektori dhe për gjetjet në këtë drejtori si dhe kryetari i Komitetit për Arsim, Arben Mehmeti.

Hidromorava

Musa tha se sektori i arsimit gradualisht do të bie në binarë të drejt për të qenë shembull i funksionimit për të nxjerrë gjenerata të përgatitura profesionale, pasi që arsimi bazik në të ardhmen do të nxjerrë kuadro që do të udhëheqin shtetin.

Në këtë takim u tha se arsimi është shtylla e parë e programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeverisjes katër vjeçare të Komunës së Gjilanit.

Strukturat e LDK-së në Gjilan i kanë konfirmuar kryetarit Haziri se do të vazhdojnë përgatitjet pa ndalur për të arritur fitoren edhe më të madhe të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Fitorja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, në krye me Lutfi Hazirin, është bërë model për gjithë Kosovën në zgjedhjet parlamentare. Këtë vlerësim e ka dhënë edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ditë më parë kur e vizitoi Gjilanin dhe të gjithë eksponentët e Lidhjes Demokratike të Kosovës thuhet në komunikatën e LDK-së të nënshkruar nga Sarandë Bllaca zyrtare për informim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.