Uji Dea

Luta merr mbështetje në Uglar e Bilinicë

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Banorët e fshatit Uglar janë ndier të entuziazmuar nga vizioni për këtë fshat i kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziiri, gjatë vizitës në këtë fshat. Lutfi Haziri, nuk ke ardhë me kërku votë në Bilincë, por ne kemi ardhë me të tregu që do të votojmë për ty. Me këtë mesazh është pritur në Bilinicë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Banorët e Uglarit u shprehën se këtij fshati i mungojnë kushtet elementare për jetë të dinjitetshme si: rruga, uji, kanalizimi, dritat, terrenet sportive, ndërsa problemi më i madh është kundërmimi i erërave nga lumi “Morava” dhe kundërmimi nga deponia që ndodhet afër këtij fshati.

Ata theksuan se ky fshat është anashkaluar së tepërmi nga qeveria në largim, por kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se me qeverisjen e LDK-së të gjitha problemet e fshatit do të zgjidhen.

“Për Gjilanin punojmë nëse punojmë për Uglarin. Kur kanë nevojë me ardhë me lypë vota, vijnë këtu, a kur të vie puna me marrë tendera, i marrin për veti, ia japin jabanxhinjve. Uglari e ka hisen e vet në buxhet të komunës. Është gjynah që shkolla s’ka nxemje. S’ka rrugë si i ka hije. Ka probleme me ujë të pijës e me kanalizime. Bërllogun e sjellin prej Ferizajit këtu. Por, unë ju them që Ferizaj e Kaqaniku le t’ia bëjnë qaren vetit sepse nuk do ta lejoj që t’i sjellin mbeturinat këtu. Uglarin e ka bërë deponi të bërllogut. A ka më keq? Kjo është e tmerrshme”, ka deklaruar para të pranishmëve kryetari Haziri.

Ai ka premtuar se me qeverisjen e tij, Uglarit do t’i kthehet dinjiteti dhe se do të ketë investime të mëdha.

“Katër detyrat kryesore: rruga, uji, kanalizimi e ndriçimi duhet të kryhen, përndryshe s’ka pse të ekzistojë komuna. Pastaj, bujqësia, njerëzit e Gjilanit e Uglarit kanë tokë aq sa kanë, dhe ne do t’ua lehtësojmë duke ua dhënë në vitin e parë falas: farën, naftën, plehun dhe korrjen. Pastaj do të ndihmojmë në sektorin e perimtarisë, pemëtarisë, blegtorisë e bletarisë në mënyrë që të ngjallet ekonomia familjare. Gjysmën e buxhetit do ta ndajmë për bujqësinë”.

“Nuk mund ta trajtojnë Gjilanin si jetim sepse Gjilanit po i mungon kujdesi i nënës, e kujdesi i nënës do të thotë kujdes i shtetit. Nuk do të lejojmë këtë diskriminim sepse Gjilani paguan më së shumti për buxhetin e Kosovës”, është shprehur i pari i Gjilanit pas datës 3 nëntor thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan.

UBT

Bilinicasit – Lutës: Kemi ardhë me të tregu që të gjithë do të votojnë për LDK

“Lutfi Haziri, nuk ke ardhë me kërku votë në Bilincë, por ne kemi ardhë me të tregu që do të votojmë për ty”. Me këtë mesazh është pritur sot në Bilinicë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Thanë se kanë vendosur ta votojnë 100 për qind, për shkak se vetëm te kryetari Haziri e shohin shpresën e zhvillimit të këtij fshati që është në gjendje katastrofale infrastrukturore, ku mungon: rruga, uji i pijshëm, përkrahja për bujqësinë e blegtorinë, fusha e sportit etj.

Kandidati i LDK-së, tha se fshati Bilinicë në mandatin e tij është prioritet, por u tha banorëve se duhet të durojnë edhe 8 ditë, pasi arroganca e pushtetit do të hiqet përfundimisht.

“Unë u kam thënë edhe më herët, po ju them edhe tash, që rruga do të bëhet. Ka qenë në projekt, por ata që po keqqeverisin kanë pasur ‘punë të tjera’. Ujin do t’ua rregulloj, trotuarin e ndriçimin. Pastaj do të bëhet fusha e sportit, e kështu me radhë. Sa i përket bujqësisë, ne nuk subvencionojmë vetëm ata që kanë 4 hektarë, por të gjithë ata që kanë tokë e që vërtet e punojnë tokën. Prioritet për këtë vend do të jenë edhe pemtarët meqë ky fshat njihet me këtë veprimtari”, ka premtuar Haziri.

Ndërsa, për shkollimin e femrave, tha se do t’ua mundësojë falas, pra familja nuk do të harxhojë asnjë cent. Kreu i LDK-së në Gjilan dhe njëherësh kandidat i kësaj partie për kryetar të Gjilanit, është shprehur i bindur që bilinicasit do të dinë ta dënojnë arrogancën e pushtetit më 3 nëntor.

“Ka ardh koha që ju ta dënoni arrogancën e pushtetit. Më 3 nëntor duhet të dilni masivisht. Me këtë përkrahje unë jam i bindur që do të ngadhënjejmë kundër jabanxhinjve. Unë e di, juve synojnë t’ju mashtrojnë me miell, vaj e me para, por ju mos lejoni t’ju mashtrojnë. Kësaj kaste që po abuzojnë me pushtetin i ka ardhur fundi. Ka ardhë koha që Bilinica, Karadaku në përgjithësi, të mos ia japë asnjë votë pushtetit aziatik. Njerëzit që luajnë me magje, nuk meritojnë t’i prijnë Gjilanit”, tha kryetari Haziri thuhet në njoftimet e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/