Mobi Casa

Luta me rininë e Gjilanit: Këtë muaj e kam shpallur si fushatë me solidaritet

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit edhe për një mandat qeverisës, Lutfi Haziri, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë, duke konfirmuar se këtë muaj e ka shpallur si fushatë me solidaritet.

Kryetari Haziri ka thënë se është i lumtur që po e hap fushatën elektorale me të rinjtë e LDK’së.
“Jam i lumtur që sot po e hap fushatën me të rinjtë, që përfaqësojnë politikën dhe ideologjinë e Gjilanit. Të gjitha grup moshat duhet të kenë përfaqësimin në vendimmarrje, sikur sot që është aprovuar Plani Zhvillimor Komunal, për të rinjtë, për grupmoshat dhe jetën e gjithëmbarshme në tetë vitet e ardhshme”, ka thënë Haziri.
“Këtë muaj e kam shpall fushatë me solidaritet, që domethënë solidaritet me pandeminë, solidaritet me natyrën për ruajtjen e ambientit e për largimin e sa ma shumë mbeturinave, solidaritet ndaj familjeve që kanë nevojë, ndërkaq juve ju bie që të jeni solidarë me studentët, përkundër që ne i kemi dhënë 200 bursa për ta. Jemi duke e zhvilluar programin Social Hub që e kam shumë përemër, sikurse edhe rinia dhe bujqësia dhe aspekte të tjera. Faleminderit e tashmja dhe e ardhmja jonë”, tha Haziri.

Fundamenti

Ai pohoi se edhe sektori i sportit e rinisë dhe programet tjera kanë me qenë në fokus, në mandatin e ri..
“Porosia ime është që të mos mësoheni me ju dhanë asgjë, por mësohuni me luftu me marrë vet”, ka shtuar kryetari i ardhshëm i Gjilanit.

Në këtë takim kanë diskutuar me kryetarin Haziri edhe kandidatët për asamble, Gentrit Murseli, Diana Toska, Imran Haziri, Leutrim Bllaca, Gresa Avdiu e shumë të tjerë, të cilët e kanë përgëzuar për hapësirën e madhe që u ka dhënë të rinjve në vendimmarrje dhe për projektet e realizuar për rininë e Gjilanit./rajonipress/