FIDANISHTJA

Luta me ftesë të senatorëve amerikan në Uashington DC

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri në kuadër të “Lutjeve të Mëngjesit” po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Washington DC, me ftesë të senatorëve Robert P. Casey, Jr dhe Rober F. Wicker.

Gjatë një pritje të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington, z. Lutfi Haziri pati kënaqësinë të takoj dhe njoftoj për punën dhe angazhimet në Komunën e Gjilanit kongresmenët Eliot Engel e Robert Adelhorf, pastaj Jason Stainbaum nga Komiteti për Punë të Jashtme, Dan Server nga “SAIS”, Robert Goldstain nga “NDI”, Elen Goldstein nga Banka Botërore, Kristina Kiser nga “FBI”, kolonel Terry Anderson nga Pentagoni.

Gjatë këtyre takimeve, kryetari Lutfi Haziri i ka njoftuar të sipërpërmendurit për zhvillimet në Komunën e Gjilanit dhe për nevojën për investime në shumë resore, për çka edhe ka marrë zotimin e të sipërpërmendurve për ndihmë Gjilanit dhe qytetarëve të saj për t’ju mundësuar jetë të dinjitetshme.

Fundamenti

Poashtu, Haziri do të ketë takime me rëndësi në Senat e Kongres dhe USSD që përfshinë Lutjet e Mëngjesit, ku merr pjesë Presidenti Obama, derisa pritet të ketë edhe takime të tjera në interes të kërkesave për donatorët në Gjilan dhe Anamoravë, duke i siguruar bashkëpunim dhe transparencë, sikurse edhe takime me komunitetin shqiptaro-amerikan.

Ndryshe, Lutfi Haziri është kryetari i vetëm i komunave në nivel vendi që është ftuar për vizitë në Uashington, në kuadër të Lutjeve të Mëngjesit. Në këtë ngjarje po marrin pjesë 130 burrështetas nga e mbarë bota./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.