United Hospital

Luta ligjërues nderi në tubimin e Shoqatës së Binjakëzimit të Lethbridge-it të Kanadasë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjatë qëndrimit në Lethbrdige të Albertës, përveç takimeve të punës që ka zhvilluar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke përfshirë këtu edhe një vizitë në Universitetin e Lethbridge-it ku është pritur nga drejtori ekzekutiv për Marrëdhënie me Jashtë, Paul Pan, ai ka qenë edhe ligjërues nderi në tubimin e Shoqatës së Binjakëzimit të Lethbridge-it (Lethbridge Tëinning Society), i cili u mbajt të premten në mbrëmje në selinë e Komunës së Lethbridge-it.

Para një numri të madh të të pranishmëve, ndër të cilët edhe dhjetëra shqiptarë që jetojnë në këtë qytet, tubimin e hapi kryetari i Shoqatës së Binjakëzimit të Lethbridge-it, Pereverseff. Të pranishëm si pjesë e panelit të këtij tubimi ishin edhe dy ish-kryetarët e Lethbridge-it, Tarleck dhe Dodik.

Pas fjalës hyrëse të Pereverseff dhe prezantimit që ai ia bëri kryetarit Haziri, ku ndër të tjera potencoi se ai personalisht ishte impresionuar nga fjalimi i të parit të Gjilanit në konferencën ndërkombëtare të “Sister Cities International” në Minneapolis, SHBA në korrik të këtij viti, fjalën e mora znj. Demarchant, anëtare e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Binjakëzimit të Lethbridge-it, e cila lexoi disa telegrame të ardhura në adresë të nikoqirit ku shprehej falënderim dhe respekt i veçantë për Hazirin dhe punën e tij në ndërkombëtarizimin e lidhjeve të Gjilanit me botën.

Ndër telegramet kryesore ishin ato të presidentes së Sister Cities International znj. Kane dhe Kryetarit të Bordit të SCI-së z. Born, me seli në Washington, DC, si dhe një nga deputetet e Lethbridge-it në Parlamentin Kanadez, znj. Harder.

FIDANISHTJA

Nga ana e tij, mysafiri i nderit, kryetari Lutfi Haziri mbajti ligjëratë me temën “Roli i Qyteteve dhe Komuniteteve të tyre në Promovimin e Tolerancës, Paqës dhe Zhvillimit në Botë.” Gjatë fjalimi të tij, Haziri u fokusua edhe në përvojën e Kosovës dhe tolerancës ndëretnike e ndërfetare që mbizotëron në vendin tonë. Ai potencoi se vetëm njerzit e vullnetit të mirë, sado pak qofshin ata, mund të bëjnë gjëra madhore.

Një fjalë rasti pati edhe Faton Bislimi, i cili u falënderua publikisht nga organizatori i tubimit për rolin e tij të rëndësishëm në realizimin e vizitës së z. Haziri në Alberta, duke hapur kështu dyertë e bashkëpunimit me Gjilanin.

Bislimi në fjalën e vet e vlerësoi lartë mikpritjen që iu është bërë në Lethbridge dhe kudo në Alberta duke shtuar se “qëllimi ynë është zhvillimi dhe paqja në vendin tonë. Qyteti juaj është shembull i mirë për t’u ndjekur dhe se bashku ne mund të bëjmë punë me të cilat mund të krenohemi ne dhe te cilat u hyjnë në funksion gjeneratave pas nesh.”

Në fund, Haziri e Bislimi iu përgjigjën një sërë pyetjesh nga audience dhe paneli i takimit. Kurse, organizatori ndau edhe një dhuratë simbolike për Kryetarin Haziri duke e falënderuar atë shumë për vizitën e bërë në Lethbridge. Kurse, për këtë tubim dhe për vizitën e Hazirit në Lethbridge, kishin raportuar edhe mediat lokale, duke përfshirë gazetë e përditshme “Lethbridge Herald” si dhe disa radio stacione e portale informative të Lethbridge-it./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.