Luta kryeministër – gjithçka e mundshme

Gjilan – Emri i Lutfi Hazirit si kandidat koncensual për kryeministër është përmendur gjatë gjithë ditës sot në qendrat diplomatike dhe në vet PDK. Haziri mund të jetë kryeministër i vendit nëse dështojnë të dyja nominimet nga të dyja taboret.
Pak kush e ka vërejtur se në të gjitha takimet e Isa Mustafës me partitë tjera të bllokut opozitar ka qenë i pranishëm Lutfi Haziri. Dhe pak kush e ka vërejtur se vetëm muajin e fundit Haziri ka takuar tre ambasador në Gjilan.
Lutfi Haziri ishte i pari që nisi takimet e bllokut opozitar dhe mund të jetë edhe i fundit që mund ta përmbyllë këtë “mesele” duke u vendosur në postin e kryeministrit raporton rajonipress.
Burimet tona mësojnë se ky propozim tashmë ka gjetur përkrahje edhe nga vet PDK-ja edhe pse këta të fundit thonë se nuk heqin dorë nga pozita e kryeministrit, por në rastet më ekstreme sërish Lutfi Haziri është kandidati më i pranueshëm për ta.
Luta siç po e thërrasin të gjithë ka një mbështetje të madhe tek ambasadat e huaja dhe njihet si politikan i qetë dhe ballansues për zhvillimet e përgjithshme.
I kontaktuar nga rajonipress Lutfi Haziri tha se ky propozim më shumë është folur kuloareve të PDK-së si emër konsensual për të kaluar situatën. “Unë nuk kam koment sepse kjo situatë është e lidhur me dy blloqe politike që janë të ndara dhe kanë nominimet e tyre” tha shkurt Haziri.
Në Gjilan tashmë po flitet se Gjilani duhet të përgatitet edhe njëherë të shkojë në zgjedhje, nëse Luta shkon kryeministër. Se a do të shkojë Luta kryeministër duke sakrifikuar Gjilanin edhe njëherë të shkojë në zgjedhje apo se do të sakrifikojë Luta vetën për të mirën e Kosovës mbetet të shihet. Gjithçka është e mundshme?./rajonipress/