Eko Higjiena

Luta: Kot e ka jabanxhiu, partia i ka vdekur

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Tre katet e shkollës fillore “Thimi Mitko” ishin të mbushur përplot me simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në pritje të kandidatit të kësaj partie për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ka qenë lagjja e “Xhamisë së Vogël” që e ka organizuar këtë tubim madhështorë. Në këtë tubim ka marrë pjesë deputetja Lirije Kajtazi, veprimtari i njohur i LDK-së në diasporë, Isa Maliqi, e personalitete të tjera të LDK-së.

“I kemi mbajtur afërsisht 100 tubime me nëndegë, dhe gjithkund pritja ka qenë masive. Na e kanë ndaluar stadiumin, por nuk mund të na ndalin rrugët, sheshet, palestrën. Stadiumi më i madh do të jetë më 3 nëntor, kur gjilanasit do t’ia tregojnë vendin partisë së keqe”, ka thënë Haziri para të pranishmëve që nuk ndaleshin me duartrokitje e ovacione.

Haziri ka folur edhe për përjashtimin e Gjilanit nga buxheti i qeverisë, duke thënë se i pari i qeverisë e ka trajtuar Gjilanin si jetim.

Eco Higjiena

“I pari i qeverisë na ka përjashtuar prej kujdesit të vet, po na trajton si jetim, na ka përjashtuar prej buxhetit. Për këtë ne i themi jabanxhi. Ai po vjen në Gjilan duke u munduar me e ringjallë një parti që ka vdekur. Por, kur Zoti bënë emër me vdek diçka, ajo vdes. Atij po i vdes partia sepse njerëzit nuk po duan të identifikohen me të keqen”, është shprehur kandidati i LDK-së.

“Do të ulin tatimin e pronës 40 për qind, do të japim bursa për studentë, do të krijojmë vende të reja pune. Ata që e punojnë tokën do t’ia japim pakon e grurit në mënyrë që familja mos të harxhojë para. Edhe ata që merren me pemë e me perime. Ulja e taksave, ulja e qirasë komunale. Do t’i ulim qiratë deri në pikën që nuk rrezikohet familja. Do t’i ndihmojmë që të bëhen të pavarur nga ky buxhet. Nuk ka komunë të pasur me popull të varfër. Komuna pasurohet vetëm kur u krijon mundësi njerëzve që të punojnë”, shtoi Haziri.

Kryetari i ardhshëm i Gjilanit pohoi se pamja e sontme, është salami më i mirë për ata që kanë mbetur rrugëve, atyre që s’po u bënë konak askush.

“Selam më të mirë se kjo pamje atij që ka mbetur rrugëve nuk ka. Kjo është shkolla më e madhe në qytet. Atyre nuk do t’ia lëmë asnjë votë, nuk do t’ia falim asnjë minutë. Edhe katër ditë kanë mbetur dhe do t’ia kallxojmë vendin arrogancës që prenë kablla, që luajnë me ndjenja, me magje e me kuletë, që vjedhin e plaçkitin qytetarë. Ne do ta vulosim atë që po e do populli i Gjilanit: do ta çlirojmë vendin nga kjo keqqeverisje”, ka qenë mesazhi i kryetarit të ardhshëm të Gjilanit thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/