ARKATANA

Luta kompleton kabinetin qeverisës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të shtunën Lutfi Haziri i ka dhënë fund shtyrjes së emërimit të drejtorëve të rinj komunal. Haziri ka emëruar të gjithë drejtorët ose këshilltarët e tij me përjashtim të drejtorisë së kulturës. Haziri tha se kabineti i tij nuk është as partiak e as politik, por pasqyron fytyrën e vërtetë të qytetarëve gjilanas.

Lutfi Haziri më në fund e ka kompletuar kabinetin e tij qeverisës. Të shtunën Haziri është dukur i kompletuar dhe i rrethuar nga drejtorët e rinj të cilët vijnë nga AAK, LDK, Lëvizja Republikane dhe Partia e Drejtësisë, raporton rajonipress.

Haziri tha se nga dhjetori kur edhe ka fituar mandatin për të ka qenë mjaft sfiduese për të ardhur deri tek akti final. Haziri tha se pret shumë nga drejtorë e rinj sepse siç tha ai edhe nga kjo pauzë ai ka punuar me shërbyes civil, por që ishin të profesionalizuar.

Haziri tha se tashmë në kabinetin e tij do të jenë : Rexhep Kadriu nënkryetar i Komunës (AAK), Sokol Haziri drejtor i shërbimeve publike (AAK), Nazim Gagica drejtor i administratës së përgjithshme (AAK), Labinota Demi drejtoria e shëndetësisë (Partia e Drejtësisë), Selver Xhelili drejtor i inspeksionit komunal (Lëvizja Republikane), Sadudin Berisha drejtor i kadastrit (LDK), Ismajl Jonuzi drejtor për zhvillim ekonomik (LDK), Ramiz Ramadani drejtor i bujqësisë (LDK), Nazmi Musa drejtoria e arsimit (LDK), Valon Shefkiu drejtor i urbanizmit (LDK), Halit Rexhepi drejtor për mbrojtje dhe shpëtim (Ekspert i pavarur).

Haziri tha se drejtoria e kulturës do të ndahet në sektor dhe po bëhen përpjekje që aty të instalohet një ekip i mirë dhe profesional.

Fundamenti

Ndryshe Haziri tha se ka caktuar edhe Arbër Ismajlin si shef të kabineti të tij derisa pritet ta emëroj edhe një këshilltar të lartë i cili do të merret enkas me projektet dhe donacionet.

Haziri tha se ekipi i tij do të jetë i përgjegjshëm dhe transparent. “Askush nuk do të tolerohet sepse çdo gabim i ndonjë këshilltari tim do të sanksionohet dhe penalizohet. Unë jam i sigurt se këta do të jenë të përgjegjshëm dhe do të punojnë për t`i quar përpara shërbimet qytetare”.

Haziri ndërkaq tha se si prioritet i tij mbetet Partneriteti Publiko Privat, pastaj investimet në tregun e gjelbër, kinemanë e qytetit.

Ndërkaq i pyetej nga gazetarët për deklaratat e tij rreth shamisë, Haziri tha e nuk e ndryshon aspak qëndrimin.”Pse ta ndryshojë qëndrimin kur ajo çështje është e garantuar dhe besimi është çështje elementare për çdo individ”. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.