RCCOLA

Luta: Kjo qeveri duhet të ndërrohet sepse është mbushë haram deri n’fyt

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Lutfi Haziri është perspektiva e Kosovës në Evropë. Lutfi Haziri është Richard Holbrook i Kosovës, kështu ka thënë Isuf Ismajli, kryetar i nëndegës së LDK-së në lagjen e “Balec Mahallës”, gjatë tubimit të kësaj lagjeje, ku i pranishëm ishte kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Përfaqësuesit e kësaj lagjeje deklaruan se kjo qeveri është mbushur haram deri n’fyt, ka keqpërdorur në mënyrë të tmerrshme me pushtetin dhe si e tillë meriton të ndëshkohet më 3 nëntor. Qytetarët e “Balecit” i konfirmuan Hazirit besimin dhe mbështetjen e plotë të qytetarëve në ditën e votimit, për ta bërë fitoren madhështore.

Kërkesat e kësaj lagjeje janë: Përfundimi i lumit Mirusha , rregullimi i çeshmes së Balecit, rregullimi i rrugës, ndriçimi i të gjitha rrugëve të lagjes, si dhe meremetimi i të gjitha rrugëve.

Në fjalën e rastit, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se me ta marrë pushtetin, qytetarët e kësaj lagjeje dhe të Gjilanit në përgjithësi do të jetojnë dinjitetshëm sepse kërkesat e tyre do të realizohen plotësisht.
“Kudo që po shkojmë, po e shohim se fryma e Rugovës është gjallë. Ata po kërkojnë ndryshim në mënyrë që të ruhen institucionet e shtetit. Nuk ka asnjë kuptim që në emër të lirisë e pavarësisë me mbuzu me pushtet”, tha Haziri, për të vazhduar kritikat për ardhjet e shpeshta në Gjilan të jabanxhisë.

Uji Dea

“Kryeministri ka ardhur sërish sot në Gjilan, me parat tona për herën e 12-të, duke dashur ta mashtroj qytetarin, por unë e di që nuk pi ujë kjo për Gjilanin dhe “Balec Mahallën”. Ata nuk po guxojnë t’i lënë rugovistët e Gjilanit të bëhen bashkë sikur në vitin 2000. Ne jemi bashkuar dhe të dielën do ta bëjmë stadium. Në 12 të natës do t’i kallxojmë ku e ka vendin. Do të shkojmë me votu në stadium një nga një dhe do t’i heqim nga pushteti. Misioni ynë është ta ruajmë Gjilanin”, u shpreh Haziri.

Kryetari i ardhshëm i Gjilanit theksoi se nuk e lejojmë të nëpërkëmbet pasuria jonë prej askujt. Ai premtoi investime të mëdha për këtë lagje në mandatin e tij.

“Katër detyrat kryesore, rruga, uji, kanalizimi, ndriçimi janë detyrat e para. 2000 metra për pesë vjet janë punuar në lumin Mirusha e që ka kushtuar 2.2 milionë euro deri tash. Ata asnjë punë të hairit s’e kanë bërë. Stadiumi nuk është ndryshuar asgjë, ashtu qysh e kemi lënë ne. Do t’i ulim taksat, do të japim bursa për studentët, do t’i subvencionojmë zejet gjilanase, ndërsa për ata që e punojnë tokën do t’i subvencionojmë plotësisht ata që e punojnë tokën duke ia dhënë falas: farën, plehun, naftën dhe korrjen”, përfundoi Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/