Luta “kërcënon” me masa shtrënguese, pas 9 rasteve të reja në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dita59. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam edhe për 9 raste të reja në Gjilan me #Covid19. Rastet e reja janë si pasojë e kontakteve familjare të një punëtoreje të Gjilanit, e cila punon në një klinikë private, në Prishtinë. Komiteti për menaxhimin e pandemisë dhe emergjencat civile e kanë nën kontoll situatën dhe ju lusim për lojalitet dhe bashkëpunim në mënyrë që ta përballojmë situatën ka shkruar Lutfi Haziri.

Mobi Casa

“Fatkeqësisht, kësaj here burim i infeksionit është një punëtore e shëndetësisë e jo burim tjetër nga qytetarët. Është domosdoshmëri që t’i shtrëngojmë masat pas rasteve të fundit. Për këtë, pas pak ju njoftojmë përmes konferencës së jashtëzakonshme” ka shkruar Haziri./rajonipress/