Eko Higjiena

Luta kërcënon AKP: Ndaleni kontrabandimin e pronës publike në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lutfi Haziri të enjten tha se nuk do të lejojë me asnjë çmim që të kontrabandohet dhe nëpërkëmbët prona komunale e Gjilanit. AKP është në burg shtëpiak dhe vendimet e saja janë kundërligjore. Hashim Thaçi duhet të ndërhyjë dhe të stopoj çdo vendim të AKP-së tha Haziri.

Lutfi Haziri është dukur shumë nervoz të enjten pasiqë sipas tij për një kohë të gjatë nga ana e AKP-së është kontrabanduar prona komunale e Gjilanit raporton rajonipress.

Haziri gjatë një takimi me mediet tha se prioritet i tij që nga fillimi ka qenë mbrojtja e aseteve komunale.”Asetet komunale i takojnë qytetarëve të Gjilanit e jo AKP-së. AKP është në burg shtëpiak momentalisht dhe vendimet e saja janë kundërligjore. Personalisht kam kërkuar nga Qeveria në ikje dhe Hashim Thaçi që të ndalojë angazhimet e AKP-së”.

Uji Dea

Haziri tha se AKP-ja ka luajtur me pronën e Gjilanit, por ne me të gjithë mekanizmat do të mbrojmë tokën e Gjilanit, siç janë çerdhet publike, objektet shtetërore e tokat e shumta komunale. Çdo vendim që merr tani AKP-ja në raport me pronat e Gjilanit do të kontestohet dhe do ta dërgojmë në gjykatat më të larta shtetërore. Asnjë likuidim nuk do të lejohet nga ana e jonë” tha Haziri.

Ndryshe Haziri tha se Qeveria në ikje po vazhdon ta diskriminoj Gjilanin edhe sa i përket buxhetit. “Qeveria në ikje po e anashkalon Gjilanin edhe rreth buxhetit, por ne do të kërkojmë që buxheti për Gjilanin në të ardhmen të rritet” tha Haziri.

Haziri ndërkaq ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë riformatizim të qeverisjes komunale dhe funksionalizim të drejtorive./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.