RCCOLA

Luta kalon mirë në debatin e parë me qytetarë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në debatin e parë publik me qytetarë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka kaluar mirë dhe pa ndonjë tensionim të pyetjeve. Qytetarët ndërkaq kryesisht kanë pyetur për infrastrukturën rrugore, problemet në shëndetësi, arsim, ekonomi si dhe mungesë të investimeve. Lutfi Haziri ndërkaq tha se përkundër borxheve të trashëguara dhe përkundër faktit se Gjilani vazhdon të trajtohet jo drejtë nga qeveria, megjithatë janë bërë hapa të mirë dhe pozitiv në shumë sfera.

Në debatin e parë publik me qytetar Lutfi Haziri ka kaluar fare lehtë meqë pyetjet e qytetarëve kryesisht janë fokusuar më shumë në rregullimin e jetës infrastrukturore, por pati edhe pyetje jo të “këndshme” nga ndonjë qytetar në adresë të Lutfi Hazirit që në asnjë mënyrë mos të bëjë koalicion me PDK , se përndryshe do ta humb pushtetin pas një viti, sikundër që pati pyetje edhe nga shoqëria civile që të hyhet sa më shpejt në koalicion me PDK, raporton rajonipress.

Lutfi Haziri fillimisht ka njoftuar qytetarët për punën gjashtë mujore, rezultatet qeverisëse, konsolidimin e pushtetit dhe administratës më efikase, rritja e shërbimeve dhe rritja e efikasitetit në punë, përgjegjësia institucionale, realizimi dhe fillimi i projekteve të rëndësishme edhe rrugore etj.

Haziri ka thënë se gjatë kësaj kohe ka pasur edhe sfida të shumta pasiqë është përballur me një borxh të madh i cili vërtet ka pamundësuar ecjen me dinamikën që ia ka paraparë.

Qytetarët ndërkaq kryesisht kanë pyetur rreth investimeve në infrastrukturë. Shaban Terziu nga shoqëria civile ka pyetur për lumin Mirusha, rrugët e ngushta në Qarkore, derisa ka thënë se seancat e asamblesë nganjëherë po çalojnë.

Terziu ka kërkuar nga Valentina Bunjaku që të jetë më fleksibile derisa tha se shoqëria civile ende nuk e ka tretmanin e duhur nga institucionet komunale.

Islam Rashiti një qytetar tjetër tha se fshatrat ende ballafaqohen me probleme të thjeshta siç është nxjerrja e një certifikate të lindjes.

RCCOLA

Leonard Miftari e ka pyetur Labinotë Demin se pse ka hyrë në koalicion me PDK kur dihet se PDK në Gjilan ka qeverisur jo mirë.

Lutfi Haziri duke u përgjigjur në interesimet e shumta të qytetarëve tha se ka një plan projekt konkret edhe për rregullimin e lagjeve dhe të tregjeve.

Për shoqërinë civile tha se ajo ka pasur dhe do ta ketë përherë vendin e merituar, kurse për Mirushën tha se do të rregullohet ashtu siç është paraparë. “Trajtimi i ujërave të zeza donë një zgjidhje të përhershme dhe ne po mundohemi që krahas saj ta zgjidhim këtë problem edhe me Stanishorkën dhe lumin Banja”.

Haziri tha se në Gjilan janë 16 qendra tregtare të cilat e ngulfasin ekonominë familjare, kurse për shëndetësinë tha se nuk është e trajtuar drejtë nga Qeveria.”Gjilani ende jeton me vada dhe ne ende po trajtohemi jo mirë nga qendra” tha Haziri.

Labimotë Demi ndërkaq tha se është e kënaqur me koalicionin në Gjilan i cili PD-së i ka dhënë vendin e duhur dhe meritor.

Rexhep Kadriu nënkryetar i Komunës tha se lumi Mirusha po punohet dhe dikund kah shtatori pritet të përfundohet kanalizimi.

Valentina Bunjaku kryesuese e Kvendit tha se opozita shpesh po bënë marketing politik sa për tu arsyetuar para partive të tyre se po punojnë diçka./rajonipress/