Luta i vendosur : Ndryshimet po ndodhin
Gjilan – Lutfi Haziri thotë për rajonipress se tashmë është vendimtare ndryshimi i dy drejtorive të cilat do të udhëhiqen nga LDK-ja. Ndryshimet po ndodhin dhe unë pres konfirmimin e partnerëve të koalicionit tha Haziri.
Lutfi Haziri ka hequr të gjitha dilemat që dy drejtoritë ajo e shërbimeve publike që dikur udhëhiqej nga AAK-ja dhe ajo e shëndetësisë që udhëhiqej nga PD-ja tani e tutje do të udhëhiqen nga LDK-ja.
I kontaktuar nga rajonipress, Haziri tha se ndryshimet po ndodhin. “Ndryshimet po ndodhin dhe ato tashmë kanë filluar dhe unë pres së shpejti të publikojmë edhe shpalljen për këto dy pozita. Gjithashtu po pres edhe konfirmimin e partnerëve” tha Haziri./rajonipress/

