UBT

Luta i jep zor që LDK t’i bashkohet Thaçit në dialog ​

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur përsëri për dialogun përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Haziri përsëri ka lënë të kuptohet që partia e tij do që t’i bashkohet presidentit të vendit, Hashim Thaçi, në dialog me palën serbe.

Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Haziri ka thënë se pa partinë e tij, dhe pa konsensusin politik të Kuvendit, nuk do të ketë sukses në dialog.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

Jemi para formulimit të qëndrimit për fazën e re të dialogut dhe janë tri parime themelore që duhet të dakordohen para se dikush (kushdo që është) të ketë të drejtën e bartjes së formatit të bisedimeve:

1. Zbardhja e letrës së parimeve të negociatave si dokument i Washingtonit;

RCCOLA

2. Konsensusi i gjerë dhe formati që duhet të arrihet në Kuvendin e Republikës, i cila tashmë e njeh vetëm Qeverinë si bartëse të negociatave dhe

3. Orari dhe koha e caktuar e këtyre negociatave duke vlerësuar edhe dokumentin ligjërisht të obliguar

Këto parime janë të panegociaura dhe determinojnë kush dhe si do të jetë në ballë të negociatave. Më e rëndësishmja është që LDK do ta tuaj unitetin e saj të brendshëm dhe nuk ka kush që hyn në mesin tonë për asnjë proces dhe zhvillim politik. Aq më pak të ndahemi për Veselin, Haradinajn apo Thaçin, të cilët janë pjesë e koalicionit të ‘vendimeve të mëdha’. Pa LDK dhe konsensusin politik të Kuvendit nuk ka sukses në dialog.

Edhe diçka: A po zhvillohet dialogu para apo pas zhvillimeve të qershorit?! Vizat dhe rezultatet në sundimin e ligjit së bashku me konsensusin e dialogut janë determinuese se kur fillon ky proces.

#LDKpërRepublikënpanumra