UBT

Luta flet para qytetarëve për projektet e mëdha që pritet të ndodhin në vitin 2016

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri në debatin me qytetarët e Gjilanit ka folur për projektet e mëdha që pritet të ndodhin në vitin 2016. Haziri tha se viti 2016 pritet të jetë vit i projekteve dhe donacioneve të mëdha nga Austria e Zvicra. Sipas Hazirit qytetarët e Gjilanit do të kenë më shumë mirëqenie, do të ketë më shumë rrugë të asfaltuara dhe më shumë kilometra kanalizime. Autostrada Prishtinë – Dheu i Bardhë dhe korsit Gjilan – Prishtinën e Gjilan – Bujanoc janë me prioritet në vitin 2016.

Kreu i komunës Lutfi Haziri në debatin e fundit me qytetar ka folur për rezultatet dhe sukseset që qeverisja e tij ka shënuar në vitin 2015. Haziri në mënyrë të thukët ka përmendur projektet e realizuara, ato që kanë mbetur pa përfunduar dhe mbi të gjitha me emocione dhe vetëbesim ka folur për donacionet që pritet të përfitojnë Gjilani në vitin 2016, raporton rajonipress.

Haziri tha se donator kryesor dhe partner mbështetës në projektet e mëdha që lidhen me infrastrukturë e kanalizim mbeten Austria dhe Zvicra. “Në të gjitha këto investime përfitues do të jenë qytetarët e Gjilanit dhe familjet e tyre. Nga këto investime do të rregullohen rreth 54 kilometra kanalizime duke përfshirë këtu edhe rregullimin e lumit Mirusha e Stanishorka”.

Eco Higjiena

Haziri tha se jo vetëm nga këto investime do të përfitojë Gjilani. “Ne kemi paraparë investime edhe në rrugë e rrugica të shumta të Gjilanit dhe në fshatra. Do të ketë investime në trotuar, rrugica të shumta dhe fshatra”.

Megjithatë sipas Hazirit lajmi i mirë dhe më i madh mbetet se këto projekte do të nisin qysh në fillim të vitit 2016. “Prioritet yni mbetet zgjerimi i rrugëve- korsit në drejtimin Gjilan – Gllam dhe Stacioni i autobusëve – Livoq. Gjithashtu me insistimin tonë pritet të nis autostrada Prishtinë – Dheu i Bardhë në vitin 2016”.

Haziri nuk e ka harruar edhe rrugën Malishevë – Uglar – Pograxhë. “Janë edhe 1.2 milion euro të ndara për rrugët e rrugicat. Do të jetë vit i ndërtimeve të mëdha dhe vit i dietës buxhetore. Jam i kënaqur që edhe në vitin 2015 kemi respektuar dietën buxhetore dhe kemi ulur koston e shpenzimeve” tha Haziri./rajonipress/